TIRANE - Mbrojtësi i ekipit kombëtar të futbollit, Mërgim Mavraj ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet që e lidhin të ardhmen e tij me ekipin e Sasuolas që këtë edicion do të garojë në Seria A për herë të parë prej themelimit. Në media është folur ditët e fundit për kalimin e tij në ekipin e Sasuolas për shifrën e 1.5 milionë euro.
Por vetë mbrojtësi përmes një deklarate për mediet gjermane duke mohuar gjithcka duke thënë se nuk më lidh asgjë me ekipin italian të Sasuolës. E ndërsa nga ekipi i Furthit ia hoqën shiritin e kapitenit, mbetet të shihet se ku do të përfundojë shqiptari që është kthyer në telenovelë së bashku me Elseid Hysajn.
Ky i fundit sipas raportimeve të fundit nga të përditshmet sportive vendase është shumë pranë Lazios. Mësohet se presidenti i ekipit të Lazios, Lotito më në fund është bindur duke zgjidhur thesin dhe ofruar plotë 3 milionë euro për shërbimet tij. Akordi në mënyrë indirekte është pranuar edhe nga presidenti i ekipit të Empolit që do të heqë dorë nga shqiptari.
Kështu pas Canës, Strakoshës dhe Tares në Lazio shumë shpejt do të militojë edhe Hysaj. Zyrtarizimi pritet që të realizohet në ditët në vazhdim, gjë për të cilën Tare nuk po nxitohet, pasi marrëdhëniet me Hysajn janë shumë të mirë dhe akordi është arritur duke mos rrezikuar asgjë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.07.2013
Redaksi online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com