Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen

Max Verstappen është shpallur kampion bote për pilotë në Formula 1, në përfundim të garës së zhvilluar në Las Vegas mëngjesin e sotëm. Piloti holandez i Red Bull, u rendit i pesti, por kaq mjaftoi që të sigurojë titullin e katërt për pilotë në karrierën e tij.

Në pistën e Las Vegas triumfoi piloti britanik George Russell, fitorja e tretë në karrierë, në një garë që e nisi nga vendi i parë dhe nuk e lëshoi per asnjë moment kreun. Ai la pas shokun e tij të skuadrës Leëis Hamilton (i dyti).

Në podium u ngjit edhe spanjolli i Ferrari, Carlos Sainz (i treti) që la pas pilotin tjetër të “kokëkuqes”, Charles Leclerc (i katërti). Gjithsesi, vëmendja ishte përqendruar te dueli mes Verstappen dhe Norris, me këtë të fundit që u rendit i gjashti, duke bërë një garë anonime.

Norris u rendit pas Verstappen, duke bërë që holandezi të shpallet matematikisht kampion bote edhe pse ka ende dy gara për t’u zhvilluar (+64 pikë në renditje). Vestappen bëri një garë të mirë, duke rivalizuar me Ferrari dhe duke arritur objektivin e tij.

Kjo është një arritje e madhe per Verstappen, që arriti të shpallet kampion në një sezon të vështirë, sidomos në pjesën e dytë të tij.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)