Maxhoranca rrëzoi Vettingun në politikë/ Meta kundër: I domosdoshëm të bëhet, të gjenden mënyra për realizimin

POGRADEC - Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Pogradeci debatin mes maxhorancës dhe opozitës për Vettingun në politikë. Në një kohë kur shumica parlamentare kishte rrëzuar draftin e opozitës (Lexo këtu), kreu i shtetit thotë se një nismë e tillë është e domosdoshme të bëhet, duke shtuar se duhen gjetur mënyra për realizimin. Sipas kreut të shtetit, duhet të kemi një ndarje të politikës nga segmente të krimit të organizuar. 

Mesazhi është që reforma në drejtësi duhet bërë seriozisht. Kushtetuta duhet respektuar seriozisht. Dhe vettingu është i domosdoshëm dhe duhet gjetur mënyra për realizimin e tij që të kemi një ndarje të qartë të politikës nga aktivitetet kriminale.

Ilir Meta, president

Nga Pogradeci, Meta ka folur edhe për protestën e studentëve duke përsëritur se kërkesat e tyre duhet të marrin zgjidhje. Sa i takon dëbimit të ambasadorit iranian, Meta tha se mbështet plotësisht këtë vendim të qeverisë.

Prononcimi i Presidentit Meta në Pogradec:

Zoti President, një ditë më parë Kuvendi ka rrëzuar dekretin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Si e komentoni faktin që është përpjekur ta votojë në fshehtësi, në ilegalitet të plotë dhe menjëherë?
Nuk besoj të ketë ndodhur, sepse ka rregulla mjaft të qarta se si funksionohet në Kuvend në raste të tilla. Dhe përfaqësuesit e Institucionit të Presidentit, që ka kthyer këtë projektligj përmes dekretit, ende nuk janë ftuar për të dhënë shpjegimet dhe argumentet e tyre.

Ju keni mendimin që klasa e pasur të tatohet akoma edhe më shumë. Kuvendi ka tjetër mendim zoti President?
Kemi ardhur për “Festën e Verës” këtu në Pogradec, dhe besoj që është një mbrëmje që duhet t’ua kushtojmë prodhuesve të vegjël e të mesëm të Pogradecit.

Një koment tuajin për protestën e studentëve?
Besoj se ju i dini qëndrimet e mia për këtë çështje. Është e domosdoshme që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje, sepse të gjithë i vlerësojnë si të drejta dhe legjitime në mënyrë që ata t’u kthehen auditorëve të tyre më me besim dhe entuziazëm për cilësinë e arsimit, por njëkohësisht edhe për të ardhmen e tyre në këtë vend.

Zoti President, mbi “vettingun” në politikë, duket sikur dy forcat politike janë të dyzuara. Ju a keni një mesazh?
Mesazhi është që reforma në drejtësi duhet bërë seriozisht. Kushtetuta duhet respektuar seriozisht. Dhe vettingu është i domosdoshëm dhe duhet gjetur mënyra për realizimin e tij që të kemi një ndarje të qartë të politikës nga aktivitetet kriminale.

Për largimin e ambasadorin iranian?
Për këtë çështje jam tërësisht aprovues ndaj reagimit të Ministrisë sonë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ju keni miratuar datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, por nuk kemi ende një reformë zgjedhore. Mendoni se është e vonuar?
Padyshim që jemi të vonuar dhe unë apeloj për të arritur sa më shpejt një marrëveshje, që rikthen besimin te zgjedhjet e lira për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Kjo klasë politike do të jetë e përgjegjshme për ta arritur këtë?
Ne inkurajojmë përgjegjshmërinë maksimale, sepse kjo bëhet për interesin e vendit dhe shpresojmë se interesat e politikës të mos cenojnë interesat e vendit, por të mundohen t’u përgjigjen atyre me përgjegjshmëri të plotë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toç: 22/12/2018 00:38

    Duhet ndonje shufer floriri o Like. Pyet Monen ku I ka fshehur.

    Përgjigju
  • Ndue: 21/12/2018 21:08

    Asnje politikan ne Shqipri nuk e don vetingun,kto janë lojna te ndyta qe bajnë,si dashka Ilir Meta veting,qa jemi ne?leshko

    Përgjigju
  • Arbër: 21/12/2018 21:05

    Monika ja ka vënë litarin rreth qafe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja