Mayweather fiton duelin e shekullit
mund McGregorin me “KO teknik”

Mayweather fiton duelin e shekullit<br />mund McGregorin me “KO teknik”
Floyd Mayweather është mbreti i pamposhtur i boksit. Ai fitoi në orët e para të mëngjesit të sotëm përballë Conor McGregor duke triumfuar me “KO teknik” në raundin e 10 në Las Vegas.

Irlandezi McGregor rezistoi për 10 raunde, por në fund nuk arriti që t’i bëjë ballë Mayweather, i cili siguroi suksesin e 50 dhe asnjë humbje në karrierë.

Conor McGregor e nisi me vrull duelin duke sulmuar në raundet e para, por Floyd Mayweather ishte i qetë duke studiuar irlandezin për ta goditur më pas, dhe strategjia rezultoi e suksesshme.

Pas tre raundeve të para që shkuan për Conor McGregor, Maywather fitoi terren duke përmbysur gjithçka.

Në dy raundet e fundit irlandezi dukej se mezi po priste përfundimin e ndeshjes, pasi ndihej qartë lodhja pas vrullit të fillimit.

Këtu amerikani vendosi që të grushtonte fuqishëm irlandezin për ti dhënë goditjen përfundimtare, ndërsa gjyqtari ndali duelin, duke i dhënë fitoren.

Dy vitet pushim nuk ndryshuan asgjë te Mayweather, i cili tregoi supermacinë e tij përballë irlandezit ikonë e arteve marciale mikse, duke merituar plotësisht titullin.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë