Floyd Mayweather Jr është prangosur në një gjykatë në Las Vegas, pas dënimit nga juria për dhunë ndaj partneres së tij, dhe kampioni i boksit ka nisur burgimin 3 mujor. mbajtësi në fuqi i titullit WBC, ishte i shoqëruar në gjykatë nga miku i tij, reperi 50 Cent, në orët e fundit të lirisë, para se të futej në burgun shtetëror" Clark County" në Nevada.
Floyd Maywether Jr u dënua në Dhjetor për akuzat ndaj dhunës fizike mbi ish të dashurën e tij Josie Harris në 2010, por iu lejua që të shtynte dënimin, për shkak të një ndeshjeje boksi ndaj Miguel Cotto në 5 Maj.
"Las Vegas Metropolitan police" zbuloi se sportisti do të mbahet në një pjesë të vecuar të burgut, ku aktualisht vuajnë dënimin mbi 3 mijë persona. Atij do ti garantohet gjatë 3 muajve të burgut, edhe tojat 24 orë, për shkak të krimeve të shumta në qeli. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com