Trajneri i Napolit, Valter Maxarri pas fitores kundër Juventusit, 2:0, në finale të Kupës së Italisë ka konfirmuar se do të qëndrojë në krye të kësaj skuadre edhe në edicionin e ardhshëm.
“Kam kontratë edhe për një vit me Napolin. Sa më përket mua jam i gatshëm ta respektoj. Por, tani është koha për të festuar. Më vonë do të flasim sërish për këtë çështje”, ka theksuar Maxarri, pasi skuadra e tij iu gëzua Kupës së Italisë për herë të parë pas 28 vjetësh.
“Të fitosh kundër Juventusit 2:0, pas gjithë asaj që ka realizuar skuadra e Antonio Kontes në këtë edicion, është diçka që i kalon kufijtë. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm. E gjithë skuadra gjatë tërë edicionit ka qenë e shkëlqyer dhe të gjithë meritojnë komplimente. Hamshik, Kavani dhe Lavezi janë dalluar vetëm për shkak të funksionimit të shkëlqyeshëm të skuadrës”, ka shtuar Maxarri.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com