Teksa ditën e sotme do të votohet për dekretin e Metës, i cili ktheu për shqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opozitarët jashtë perlamenti, ende shpresojnë në reflektimin e deputetëve.
Ndonëse mazhoraca duket e vendosur për të rrezuar dekretin e Metës dhe për të kaluar sërish Kodin e ri elektoral, aleati i Bashës, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste, i bën thirrje deputetëve të respektojnë thirrjet për të pritur rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Thirrja e Dukës vjen disa minuta para nisjes së seancës parlamentare.
“PAA apel deputetëve sot: Votoni për Shqipërinë Europiane jo për Shqipërinë bjellorusiane. Votoni me përgjegjësi ndaj Shqipërisë jo si besnik të partisë. Respektoni thirrjet e miqve të Shqipërisë për të pritur rekomandimet e Venecias. 8 euro - deputetët i kanë berë thirrje Kryeministri Edi Rama që të vendosë të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj europiane dhe të tërhiqen nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias. Standartet e zgjedhjeve që garantojnë lirinë për të votuar janë përgjegjësia jonë e përbashkët. Cënimi dhe vjedhja e tyre janë përgjegjësi e mazhorancës.
Arroganca e mazhorancës cënon jo vetëm integrimin europian por dëmton rëndë frymën e konsensusit për standartet e zgjedhjeve dhe besueshmërinë e tyre. Vendi rrezikon gjithnjë e më shumë të shkojë drejt koasit dhe konfliktit social. PAA beson se ka akoma individë të përgjegjshëm brenda mazhorancës që mund të ndalin këtë fatkeqësi kombëtare, ngecjen e përsërtitur në procesin e integrimit europian. Modeli i Maqedonisë së Veriut ku u kryen reforma të thella kushtetuese dhe ku u arritën marrëveshje shumë të vështira për plotësimin e marrëveshjes së Ohrit, qartëson dallimin e madh midis liderëve pro europianë dhe liderëve pro bjellorusian", thotë Duka.