Mazhoranca humbet opozitën e re për 'Zgjedhoren'! Murrizi: Basha pakt me Ramën për listat e mbyllura, i 'ka blerë aleatët me klering'

TIRANE- Deputeti i opozitës së Myslim Murrizi ka folur për një pakt të fshehtë Rama-Basha në studion e emisionit 45 Minuta me gazetarin Denis Minga, nisur nga retorikat e përdorura prej tyre një ditë më parë lidhur me Reformën Zgjedhore. Murrizi tha se kreu i qeverisë Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë bërë bashkë, pasi nuk duan listat të hapura në Reformën Zgjedhore. Ai tha zbuloi se në një mbledhje të bërë ditën e sotme 7 deputetë të opozitës së re kanë vendosur se nuk do të votojnë asnjë reformë që nuk prek sistemin zgjedhor, i cili sipas tij është kthyer në një sistem bolshevik të dy emigrantëve që e duan karrigen për të vjedhur.

"Ata të dy janë njëlloj. Nuk duan t'i lejojnë qytetarët shqiptarë që të marrin pjesë në zgjedhje. I shohin vetëm si votues. Nuk do të votohet asnjë arnim tjetër pa u prekur thelbi i pazareve të votës. Shqiptarët votojnë klloun, servilë që nuk kanë asnjë lidhje. Kjo nuk është pakënaqësi e opozitës së re por e të gjithë shqiptarëve. Sot kemi bërë një mbledhje 7 deputetë të opozitës, nuk votojmë asnjë reformë që nuk prek sistemin zgjedhor. Vetëm sistem bolshevik të dy emigrantëve që e duan karrigen për të vjedhur, nuk votojmë. Komisioni mund të shkojë me një draft të njëanshëm në seancë. Duhet një konsesus brenda këtij komisioni prandaj ka dy bashkëkryetarë", tha Murrizi.

Murrizi tha se aleatët kanë zgjedhur të heshtin lidhur me kërkesën për lista të hapura, pasi sipas tij janë kërcënuar ose korruptuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili sipas tij i ka ofruar në këmbim ndonjë posti.

"Nëse Rama merr ndihëm e Bashës , kanë mundësi të joshin si ka joshur Basha aletatët, nëse funksionon modeli i blerjes me klering duke premtuar vende, ose para cash, le të plasin këto lloj pisllëku. Le t'i blejnë, le t'i marrin. Është shumë e mundur. Dështimi do të jetë i këtyre dy bilbilave dhe kllouneve që kanë këto bilbila mbrapa. Shenjat që shqiptarët të shohin fytyrat e vërteta të politikanëve do të shfaqen para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk kënaqem që këta të shkojë në burg sepse këta kanë kosto të madhe po të shkojnë në burg, këta duhen dënuar nga gjashtë muaj të korrin jonxh, ose t'i lësh pa Facebook. Dëgjova disa aleatë që thoshin se po të bëhet zgjedhjet në qershor, jemi dakord të jetë ky sistem. Nuk e di nga çfarë nisen, ndoshta nga temperaturat. Ai ndoshta i kërcënon, ose i ka premtuar ndonjë vend. Zgjedhjet do të jenë në 2021. E ka thënë, ashtu si kam thënë se do të bëhen zgjedhjet lokale dhe ashtu si kam thënë se do dorëzohen të gjitha bashkitë, ashtu si i dorëzuan si qingja. Bashkëveprimi mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare po humbet sepse Rama dhe Basha nuk duan të humbasin monopolin e shtetit ", deklaroi Murrizi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:26
Murrizi: 'Zogu i Tiranës' ka mbledhur vota sa për një mandat

Deputeti i opozitës së Re Myslim Murrizi solli në vëmendje fenomenin e shit-blerjes së votës që doli në pah në përgjimet e Zogut të Tiranës. Ai ironizoi duke thënë se edhe Zogu i Tiranës ka mbledhur vota sa për një mandat.

"Listat e hapura politike i kanë kundërshtuar ata që nuk kanë në telefon më shumë se katër numra, të shoferit, të ndonjë mikeshe që mund të dalë tani te Zogu i Tiranës e dy të tjerë. Zogu ka mbledhur vota sa për një mandat deputeti", deklaroi Murrizi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 09/01/2020 19:22

    Zogu ka dafllak

    Përgjigju
    • Hyp Xhixhi: 09/01/2020 21:57

      I bjen qe Grida Suma mbledh vota sa per 7 deputete

  • Arbëri: 09/01/2020 19:17

    Bravo, mos lëshoni pe...!!!

    Përgjigju
  • Bond: 09/01/2020 18:38

    Bravo Murrizi....njerz te tille i duhen Shqiperise

    Përgjigju
  • Papi: 09/01/2020 18:25

    Bravo murrizi...ska asnje kuptim reforma zgjedhore po nuk u shkaterrua pakti i 2008 rama-berisha

    Përgjigju
    • Erik: 10/01/2020 10:39

      Eshte gjithe ajo Amerike dhe eshte me vetem dy parti, ne Shqiperi duan te hyjne ne parlament 20 parti dhe pastaj secila do llokmen e vete nga tepsia. Shikoni Kosoven ka 3 muaj e nuk formon dot qeverine, sepse nuk ben dot votat e nevojshme ne parlament, sepse jane mbi 10 parti ne parlament. Apo qeveria aktuale ne detyre e Kosoves qe u detyrua te krijoje 20 ministri e 70 vende zvendes ministrash per te kenaqur deshirat e partiçkave te vogla ne koalicion. Njejte eshte edhe me listat e hapura. Kush merr vota direkt nga populli nuk priret te jete ndonje i pavarur i madh nga kryetari i partise dhe do i rrezikoje postin, thjesht do behet nje pazarxhi me shume per te marre edhe ai pjesen e vete. Emri i kandidatit nuk ka vlere per zgjedhjet ne Shqiperi, vlen me shume sigla e partise. Kete e deshmojne zgjedhjet lokale per kryebashkiake. Ka patur kryebashkiake me rekorde kriminale, me akuza konkrete per korrupsion dhe ngacmim seksual dhe perseri jane zgjedhur nga votuesit, sepse njerezit shikojne partine qe perfaqesojne e me pas individin.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja