Mandati i Xhaçkës, Rithemelimi dhe PD çojnë dy kërkesa në Kushtetuese, kundërshtojnë vendimin e Kuvendit: Akt i rëndë dhe anti-kushtetues

TIRANË-Rithemelimi dhe Partia Demokratike kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e opozitës që të shqyrtojë papajtueshmërinë me Kushtetutën të mandatit të Olta Xhaçkës. Më dy kërkesa të ndryshme, PD e përçarë tashmë edhe zyrtarisht, thotë se vendimi ishte anti-kushtetues. Në një deklaratë për mediat, Gazment Bardhi, në emër të grupit Parlamentar të PD-së, tha se Gjykata Kushtetuese duhet të shpallë pavlefshmërinë e mandatit të Xhaçkës.

“Shqipëria është rasti unik në botë ku ministri për Europëm dhe Punët e Jashtme, deputetja Xhaçka gëzo njëkohësisht dhe statusin e partnerit strategjik për një investim në Himarë me vlerë 5.5 mln euro. Me vendim të eprorit të saj, Rama, ministrja Xhaçka dhe bashkëshorti i saj kanë përfituar të drejtën për të përdorur pronën publike për aktivitetin e tyre tregtar për fushën e hoteleri turizmit. Kjo bie ndesh me nenin 7 të Kushtetutës që i ndalon deputetët që të përfitojnë fonde publike apo të përfitojnë pronë publike. Grupi parlamentar i PD i kërkon gjykatës Kushtetuese që të marrë në shqyrtim pa vonesë kërkesën e depozituar dhe të garantojë zbatimin e këtij ndalimi kushtetues pavarësisht se bëhet fjalë për një njeri të rëndësishëm të kabinetit qeveritar.”, tha Bardhi.

Sakaq sipas Shehjat, votimi i mazhorancës ishte i turpshëm dhe shndërroi parlamentin edhe një herë në një mburojë, për korrupsionin e qeveritarëve të saj.

‘Pasi e zvarrit pa fund, një ditë me parë, mazhoranca bllokoi në parlament dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, të kërkesës për shqyrtimin e papajtueshmërisë më Kushtetutën për mandatin e Olta Xhaçkës. Më këtë votim të turpshëm, mazhoranca e shndërroi parlamentin edhe një herë tjetër në një mburojë, për korrupsionin e qeveritarëve të saj.’- u shpreh Shehaj.

Në krye të dokumenteve shikohet se Rithemelimi e ka dërguar çështjen me 1/5 e deputetëve që do të thotë me të paktën 28 deputetë. Ndërkohë që PD zyrtare e ka dërguar me 14 dhe nuk kuptohet se pse e ka dërguar me 14, pasi për të çuar një kërkesë në Kushtetuese duhen të paktën 28 deputetë.

Një ditë më parë Kuvendi votoi me 74 vota pro, raportin e mazhorancës të Këshillit të Rregullorës, që bllokonte dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të Olta Xhaçkës. Nuk dihet ende se si do ta interpretojë një kërkesë të tillë Gjykata Kushtetuese, por nuk përbën logjikë ligjore që të çosh një vendim të një institucioni që në rastin konkret e ka tagër Kuvendi. Megjithatë presim argumentimin e dy PD-ve se pse do të kërkojnë anti-kushetutshmërinë e vendimit të Kuvendit.

Kërkesa e Rithemelimit

 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Kërkesa në GJKO për mandatin e Olta Xhaçkës

Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik. Përfshirjen në politikë, Olta Xhaçka e nisi në vitin 2009 si deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës. Në mars të 2017-ës, asaj iu besua drejtimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, post të cilin e mbajti vetëm 5 muaj. Po në të njëjtin vit mori drejtimin e një tjetër ministrie, atë të Mbrojtjes duke zëvendësuar Mimi Kodhelin. Detyrën në krye të Mbrojtjes, Xhaçka e mbajti deri në janar të këtij viti. Në fillim të vitit 2021, Xhaçkës iu besua një tjetër post ministror, ai i Ministrisë së Jashtme, ku zëvendësoi Gent Cakajn.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë

Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë