Ambasada e Gjermanisë në Shqipëria reagoi në rrjete sociale disa minuta pasi Kuvendi rrëzoi me 83 vota kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut.
Në reagim thuhet se kusht i domosdoshëm që Shqipëria të shënojë progres në rrugën e integrimit europian është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë.
Ambasada gjermane thekson se edhe në raste si ky i Ballukut, ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa.
Reagimi i ambasadës gjermane:
Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar rreth heqjes së imunitetit Ambasada Gjermane deklaron:
Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.
Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces.
Lajmi kryesor:
PS nuk dorëzoi Ballukun/ Ambasada Britanike e Gjermane: Imuniteti, jo pengesë për llogaridhënie para ligjit! U përgjigjet Rama: S'ka akuzë për korrupsion! SPAK të hetojë i patrazuar nga faktorë të jashtëm











