TIRANË - Zv/Ministri i Arsimit Arbjan Mazniku I ka kthyer përgjigje profesorëve të universitetit të Tiranës, të cilët kanë kundërshtuar Draftin e ri të ministrisë për arsimin e lartë.
 
“Kemi një javë që punojmë cdo ditë, 12, 13 orë në ditë duke kqyrur secilin prej tyre, duke iu dhënë respektin maksimal cdo këshille dhe cdo vrejtje të bërë, duke parë që dhe u siguruar që ato vrejtjet që përmirësojnë sistemin do merren parasysh.”- tha Mazniku.
 
Sipas pedagogëve të Universitetit të Tiranës projekt ligji i qeverisë cenon rëndë autonominë e universiteteve dhe I kthen ato në një situatë ndërvarësie përkundrejt luftës për marrje fondesh nga dora e ekzekutivit.
 
Një kohësisht ZvMinistri Mazniku I është përgjigjur dhe protestës së studentëve të këshillit studentor mbi të njëjtin ligj. Studentët kanë protestuar përballë parlamentit duke kërkuar rishikimin e draftit të qeverisë.
 
“Ulja e përfaqësimit të studentëve dhe rritja e tarifave nuk janë të vërteta dhe nuk janë çështje të cilat ngrihen apo preken nga projekt ligji, përkundrazi ne synojmë që ta përmirësojmë përfaqësimin studentor.” –
 
 
Tashmë prej kohësh Ministria ka nënvizuar se drafti nuk ka marrë formë finale dhe se do të vijojë të diskutohet në komisionin e posaçëm, të ngritur për reformën në arsim.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)