Mazniku: Nuk do të preken pemët
ndërtimi me materiale mjedisore
Projekti për ndërtimin e këndit të lojërave në ambientet e Parkut të Liqenit Artificial nuk do të prekë asnjë nga pemët ekzistuese, por do të ofrojë hapësira me materiale ekologjike dhe që janë të përshtatura për të gjitha grupmoshat.
Projekti për ndërtimin e këndit të lojrave në ambientet e Parkut të Liqenit Artificial nuk do të prekë asnjë nga pemët ekzistuese, por do të ofrojë hapësira me materiale ekologjike dhe që janë të përshtatura për të gjitha grupmoshat.
Kështu është shprehur nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, gjatë prezantimit të këndit të lojrave në ambientet e Parkut të Liqenit Artificial
“Projekti nuk parashikon të prishë aspak nga pjesa e bimësisë dhe pemëve, por i shtohet qytetit një vlerë e madhe ku fëmijët, jo vetëm të kenë mundësi për të ecur në park, por edhe të luajnë. Kjo është një hapësirë e dedikuar për fëmijët, si pjesë e shumë gjërave që bashkia ka bërë gjatë këtyre muajve, fokusuar te fëmijët”, u shpreh Mazniku.
Sipas tij, ky park do të jetë i ndarë në disa zona, ku të gjitha llojet e ndërtimeve do të jenë me materiale mjedisore.
“Specifikisht ky park ka disa zona, një për fëmijët nga 1-3 vjeç, një për fëmijët 3-6 vjeç, një për fëmijë më të mëdhenj me lojëra më të përshtatshme dhe një zonë për fëmijët nga 9 vjeç e lart me zona të përshtatshme për ta. Të gjitha llojet e ndërtimeve janë plotësisht ndërtime mjedisore, me materiale si druri, ashklat e drurit, plastika e ripërdorur për sheshe, që fëmijët mund të luajnë e të mos vriten, stola dhe hapësira për fëmijët”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.
Sa i përket akuzave të opozitës për mungesë transparence, Mazniku tha se në mënyrë të vazhdueshme, kryetari i Bashkisë ka diskutuar për çështjen.
“Ky është një projekt i cili financohet dhe është miratuar nga FZHR, si dhe është diskutuar publikisht. Gjithashtu ka pasur një proces publik tenderimi për procesin, është diskutuar për projektin dhe në thelb është një projekt, i cili u jep mundësi fëmijëve të luajnë, nuk prek asnjë nga pemët, krijon shkallë druri që fëmijët mund të ecin, krijon një hapësirë me rërë ku fëmijët mund të luajnë, krijon një rrugë me ashkla druri ku fëmijët mund të ecin”, tha ai.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
42.4%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 33
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit
13 Janar, 10:22
-
VIDEOLAJM/ Përmbytje në Vlorë, Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit
13 Janar, 10:15
-
Edison Ypi: Shitu
13 Janar, 10:08
-
Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë
13 Janar, 09:52
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Bypass i Murrizit i mbyllur, hapet Qafë Thana! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 08:57