Misioni i Fondit Monetar ka rihapur dje bisedimet që u lanë përgjysmë në shtator. Ato do të përqendrohen në buxhetin 2015 dhe realizimin e kritereve të performancës, që mundësojnë lëvrimin e këstit të prapambetur të kredisë së FMN-së dhe këstit të radhës, disbursimi i të cilave pritet të bëhet brenda dhjetorit të këtij viti. Misioni nuk arriti marrëveshje me qeverinë shqiptare në shtator për transhin e tretë të huasë, prej 26 milionë eurosh.