“Ndeshjet e fundit kemi pësuar pak gola, prandaj jam shumë optimist se mund t’ia dalim, pavarësisht mungesave të Canës apo Lilës.
Do të kemi të njëjtin përqendrim si në ndeshjen që luajtëm në Oslo, ku fituam duke pasur vetëm atë ndeshje në mendje” kjo është deklarata e mbrojtësit të ekipit kombëtar të futbollit, Mërgim Mavraj në prag të ndeshjes me Norvegjinë. Ndërsa Migjen Basha deklaron se loja nuk do të pësojë shumë ndryshime nga ndeshja e parë.
”Tani kemi disa ndryshime, pasi mungojnë disa futbollistë, por nuk mendoj se ky mund të jetë një problem.
Do të japim maksimumin në fushë për të marrë një rezultat pozitiv, që për ne do të thotë tre pikë të plotë” thotë Basha.
Ndeshja Shqipëri – Norvegji do të luhet ditën e premte në orën 20:30 në “Qemal Stafa” dhe do të gjykohet nga një 3-she gjyqtarësh skocezë.
Ndërsa po sot në orën 19:00 ka mbërritur në Tiranë ekipi i Norvegjisë, i cili do të akomodohet në kryeqytet.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com