HOLANDE - Tashmë ka kohë që shprehja e njohur “të bësh jetë qeni” e ka humbur fare kuptimin e dikurshëm. Madje me mënyrën se si po trajtohen këto kafshë tani shpreja nga negative mund të merret edhe pozitive.
Ç’nuk po bëjnë njerëzit në fakt për qentë e tyre tani. E fundit ka ardhur nga Holanda, ku pronari i një dyqani për aksesorë kafshësh në Zelhem, ka shpikur edhe një birrë ekskluzivisht për qentë.
Ajo prodhohet nga ekstrati i mishit dhe i maltit. Birra në fjalë, e cila natyrisht që nuk është aspak si birra që pimë ne, duket se po u pëlqen shumë miqve tanë me katër këmbë.
Jo më kot, shpikësi saj e ka quajtur këtë birrë, “Kwilsperbier”, sepse në gjuhën holandeze, fjala Kwispel, do të thotë “të luash bishin”, duke iu referuar qartë luajtjes së bishtit të qenve nga kënaqësia.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA