Grupi i parë prej 163 refugjatë sirianë u pritën dje në mbrëmje nga kryeministri kanadez, Justin Trudeau në aeroportin e Torontos me një avion ushtarak. Për Kanadanë, “ky kontigjent është një burim force” për akomodimin e refugjatëve dhe për t’i ofruar një zemër të hapur, një të ardhme më të mire për ata dhe fëmijët e tyre”, shtoi Trudeau.