Mbërrin kroçera “Azamara Quest”
660 turistë vizitojnë Shqipërinë
Porti më i madh i vendit është bërë sërish pritës i anijeve të mëdha turistike. Me flamur maltez, kroçera “Azamara Quest” me 660 turistë të huaj në bord është ankoruar në Kalatën 5.
DURRES- Porti më i madh i vendit është bërë sërish pritës i anijeve të mëdha turistike. Me flamur maltez, kroçera “Azamara Quest” me 660 turistë të huaj në bord është ankoruar në Kalatën 5.
Rreth 180 turistë të huaj u nisën menjëherë për vizita të organizuara me autobusë drejt qyteteve të Beratit, Krujës dhe Tiranës, ndërsa një grup me turistë nga Japonia dhe Hong Kongu përzgjodhën një guidë të ndryshme, përmes një agjencie turistike vendase.
Nga Autoriteti Portual mësohet se shumica e vizitorëve janë shtetas nga SHBA (213), Zelanda e Re (109), Britania e Madhe (90), Kanadaja (58) dhe Australia (48).
Në kroçerën që po zhvillon një tur mesdhetar nuk mungojnë edhe turistë nga Norvegjia, Japonia, Kroacia, Danimarka, Brazili, Kili, Argjentina, Venezuela, Suedia, Portugalia, Singapori, Hong Kongu dhe Zvicra.
Kroçera erdhi nga Dubrovniku (Kroaci) dhe sot në orën 20:00 do të niset për në Ravena (Itali). Pjesa mesdhetare e turit ka nisur më 21 shtator në Venecia dhe do të përfundojë po atje ditën e Diel, pas vizitave në porte të ndryshme të Italisë dhe Kroacisë, përfshirë edhe Durrësin.
Anija turistike me një personel prej 408 vetësh mbërrin për herë të parë në vendi tonë. Ajo ka një gjatësi prej 181 metrash dhe është pjesë e kompanisë së kroçerave RÇL.
“Azamara Quest” është anija e dytë më e madhe turistike që ka vizituar portin e Durrësit, pas “Artanias”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.9%
-
Jo
47.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta për “listat e zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44