TIRANE - Gara e kandidatëve për kreun e FRESSH po i afrohet fundit. Pas debateve primare në 34 rrethe të Shqipërisë, ka qenë Tirana stacioni i fundit ku kandidatët kanë shpalosur platformat e tyre.
Në një sallë të tejmbushur, 6 kandidatët garues treguan edhe njëherë frymën demokratike të kësaj gare, e cila është e para e këtij lloji në një parti politike në Shqipëri.
Të rinjtë e pranishëm në takim patën mundësi t’ju drejtojnë pyetje kandidatëve, lidhur me platformat dhe vizionin e tyre për kryesimin e FRESSH. Kandidatët kanë kërkuar votën nga të rinjtë tiranas. Secili ka dhënë nga një arsye që e mendon si bindëse se përse të rinjtë e Tiranës duhet t’i japin votën.
Fushata e rinovimit Re:FRESSH finalizohet me Kongresin e FRESSH në 12 qershor në Pallatin e Kongreseve ku do të jenë të pranishëm mbi 2 mijë delegatë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com