Zonja e vjetër e Italisë është e vendosur që t'i kthejë borxhin e 22 viteve më parë skuadrës së Napolit. Bardhe zinjtë e Juventusit do të përballen me Napolin për ndëshjen e Superkupës së Italisë e cila do të luhet në stadiumin "Foleja e Zogut" i cili është inauguruar për lojrat e 2008-ës. Ndeshja e Superkupës së Italisë Juventus-Napoli do të luhet nën presionin e historisë dhe të aktualitetit.

Juventusi do të mundohet të mundë mitin e ngelur që nga koha e Maradonës së Napolit i cili arriti që ta mundte Juventusin 5 me 0, 22 vite më parë, ndërkohë që në stolin e bardh e zinjve mungon edhe trajneri i tyre Conte i cili është pezulluar për çështjen e trukimeve për 10 muaj. Vendimi ka shqetësuar jo pak drejtuesit e klubit por Bepe Marotta konfirmon se nuk do të ketë trajner tjetër për Juven dhe se ndihmësi i Contes, Massimo Carrera do të jetë numri 1 i stolit bardhezi.

Ndërkaq, Massimo Carrera të paktën deri më 10 Shtator kur edhe mund të çlirohet nga akuzat Conte, do të jetë tekniku i skuadrës e në prag të sfidës së Superkupës ndaj Napolit ai shtoi se nuk ka frikë nga kjo sfidë e madhe që e pret për karrierën e tij.

(S.Ç/shqiptarja.com)