TIRANE- Ministria e Brendshme publikon aktivitetin e Policisë së Shtetit në periudhën 17 tetor deri 17 nëntor 2013. Sipas këtij dikasteri, për këtë periudhë njëmujore, nga operacionet e realizuara janë sektuestruar 3.7 ton marijuanë.

Ndërkaq, në buletinin e Ministrisë së Brendshme, theksohet se janë proceduar penalisht për korrupsion 60 persona, ndërsa mësohet se janë zbuluar 97 % e krimeve kundër personit.

Në buletin thuhet se janë arrestuar 204 persona të shpallur në kërkim, si dhe janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit 158 persona.

Po kështu, në buletin pëmenden disa nga operacionet e realizuara gjatë këtij muaji, si më të rëndësishmet:
“Fund marrëzisë”- Kundër veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit;
“Mërkuri i bardhë”- Për goditjen e aktivitetit të tregtimit, prodhimit dhe mbajtjes së mallrave të falsifikuara;
“Mirage 2013”- Për parandalimin dhe goditjen e kontrabandimit të imigrantëve të
paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme dhe e Largët;
“Pjesët” dhe “Lease car”- Për goditjen e trafikut të armëve e municioneve, si dhe trafikut të mjeteve.
 

Buletini Informativ 17 Tetor - 17 nentor 2013