MB ripublikon të dhënat për dhjetor
2013: PD të heqë dorë nga paranojat

TIRANË - Ministria e Punëve të Brendshme ripublikon të dhënat mbi rendin në vend për muajin dhjetor 2013.

Edhe pse këto shifra u publikuan të shtunën në datë 4 janar 2014 nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një konferencë të posaçme për mediat, ato ripublikohen pas akuzave të PD se "manipulimi i shifrave nuk mbulon maipulimet e ndodhura". 

"Ministria e Punëve të Brendshme fton Partinë Demokratike të lërë mënjanë retorikën politike me rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve. Drejtuesit e opozitës, për më tepër çdo deputet, është i ftuar të konsultojë të dhënat dhe statistikat e Policisë së Shtetit, në qoftë se vërtetë kanë dëshirë e vullnet për të gjetur të vërtetën", thuhet në deklaratën e MB.

Gjithashtu, MPB e fton opozitën të përdorë çdo instrument parlamentar për të shuar dyshime e paranoja lidhur me shifrat e kriminalitetit, duke i garantuar se suksesin për uljen e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë në vend, nuk do e konsiderojë produkt ekskluziv të MPB dhe Qeverisë, por të mirë publike për qytetarët dhe sipërrmarrësit në vend.

MB rikonfirmon vullnetin e plotë për transparencë maksimale ndaj publikut, duke e konsideruar vetë transparencën si element themelor për garantimin e bashkëpunimit intensiv ndërmjet publikut dhe Policisë së Shtetit në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit dhe përpjekjen e përbashkët për më shumë siguri për jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kuadër Ministria e Punëve të Brendshme ka qenë dhe do të jetë e hapur për çdo qytetar, institucion, apo parti politike duke vënë në dispozicion të gjitha statistikat e punës dhe rezultateve të Policisë së Shtetit.

STATISTIKAT PËR MUAJIN DHJETOR 2013 SIPAS MPB:

1. VRASJET – Janë ulur me 55% krahasuar me dhjetor 2012;
2. PERSONA NË KËRKIM - Janë kapur 29% më tepër se në dhjetor 2012;
3. LUFTA KUNDËR DROGËS – Ka 55% më shume procedime penale, 60% më shumë autorë të proceduar.
4. TRAFIQET – Janë regjistruar 167% më shumë procedime penale dhe 168% më shumë autorë të proceduar.
5. KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI - 142% më shume procedime penale dhe 116% më shume autorë të proceduar.
6. QARKULLIMI RRUGOR - Janë ulur me 38% aksidentet me pasojë vdekjen. Janë ulur me 13% aksidentet në total. Janë ulur me 20% aksidentet me pasojë plagosje të rënda dhe janë ulur me 8% aksidentet me plagosje të lehta. Është rritur me 193% numri i masave administrative.
7. DHUNA NË FAMILJE - Treguesit janë 45% më të lartë sa u përket veprave penale dhe 46% më ta lartë sa u përket autorëve të proceduar.
8. NDËRTIMET PA LEJE - Treguesit janë rreth 27 herë më të lartë sa u përket veprave penale dhe rreth 20 herë më ta lartë sa i përket autorëve të proceduar.
9. PRERJA E PALIGJSHME E PYJEVE - Treguesit janë rreth 38 herë më të lartë sa i përket veprave penale dhe rreth 42 herë më ta lartë sa u përket autorëve të proceduar.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua