Mbahet edicioni i parë i çmimit ‘Sami Frashëri’ në Belsh, Ben Blushi me ‘Komplotin’ shpallet shkrimtari më i mirë

Në galerinë e arteve “2 Botë” të Belshit, u zhvillua ceremonia e edicionit të parë të çmimit me emrin e një prej figurave më të shquara të Rilindjes Kombëtare, Sami Frashëri. Në këtë aktivitet morën pjesë akademikë, figura të rëndësishme të Letërsisë dhe Artit.

Çmimi "Sami Frashëri" në letërsi iu dha shkrimtarit Ben Blushi për romanin  “Komploti". Në Publicistikë çmimin e parë e mori botuesi Bujar Hudhri për gazetën letrare EXLIBRIS. Në "Studime Albanologjike” fitues u shpall Mariglen Kasmi me "Wilhelm zu Wied dhe Shqiperia".

"Belshi është një mrekulli ne kuptimin e bukurive natyrore që posedon, dhe Sami Frashëri ka pasur të drejtë pavarësisht se nuk ka ardhur në Belsh, po kjo nuk e bën atë që ka thën me të pavlefshme. Se ndoshta ky do ishte kryrqyteti ideal i shqipërisë dhe realisht këtu ja vlen të jetosh. 00:56 Për çmimin dua të them faleminderit patjeter jurisë, Namikut mikut tim të vjetët, edhe Violës edhe Beharit edhe profesor Gzimit për këtë çmim për librin Komploti, një libër që ka pasur fat deri tani përgjithësisht është lexuar”, tha Ben Blushi.

"Ky çmim mban një emër të shquar si Sami Frashëri, Z.Dokle përmendi veprat e tij unë do të veçoja publicistiken. Ka qenë botues i gazetave. E çmoj këtë çmim sepse e marr në një kryeqytet, kryeqyteti Ëndrra, mbeti një ëndërr por një ënderr që e dimë të gjithë. Me duket një çmim i përjetshëm dhe kjo do të jetë gjeja më e veçantë në gazetën që unë drejtoj”, u shpreh Bujar Hudhri.

"Unë dua së pari të përgëzoj dhe të uroj njëherazi kryetarin e bashkisë për këtë nisëm të mirë që ka marrë për sa i përket çmimit në tre fusha të spikatura të albanologjisë. E shikoj padyshim si një motivim për të vazhduar punën. Realisht unë punën time e kam përqendruar ne luftën e dytë botërore aty un leviz më shumë”, tha Marenglen Kasmi.

Namik Dokle, Kryetar i Jurisë së ndarjes së Çmimit "Sami Frashëri" u shpreh se kjo ditë është një ditë emocionuese jo vetëm për shkrimtarët , studiuesit dhe botuesit por edhe për Belshin dhe zonën e Dumresë ku fillon rrugëtimi i një eventi kaq të rëndësishëm.

" Belshi është i bukur, është më i bukur se bukuroshja e Belshit. Prandaj uroj të gjithë ata që janë sot këtu për këtë ceremoni që mua më duket që është një gjë shumë e rëndësishme. Kjo sepse promovojmë një çmim me emrin e një personaliteti të jashtëzakonshëm siç është Sami Frashëri. Samiu njihet si një ideolog kryesor i Rilindjes Kombëtare si një veprimtar i shquar i çështjes shqiptare, dijetar dhe enciklopedist, gjuhëtar, shkrimtar publicistë”, u shpreh Dokle.

Ky çmim u krijua me vendim të këshillit bashkiak të Belshitdhe do të jetë i përvitshëm, në tre nga fushat ku ka shkëlqyer rilindasi i madh; Studime albanologjike-Publicistikë-Letërsi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin