U mbajt këtë fundjavë konferenca e tretë akademike ndërkombëtare me teme “Integrimi i Evropës Juglindore, sfidat” organizuar nga Qendra për marrëdhënie ndërkombëtare për studime ballkanike me mbështetjen e komunës së Tetovës. Të pranishëm ishin ministri i drejtësisë Adnan Jashari, avokati i popullit Ixhet Memeti dhe përfaqësues nga të gjitha universitetet shqipfolëse.
 
Ministri Jashari theksoi se konkluzionet që do të dalin nga kjo konferencë duhet ti adresohen strukturave kompetente.
 
Ndërsa avokati i popullit tha se konferenca të tilla kontribuojnë në procesin e integrimit.
 
Konkluzionet do tu dorëzohen qeverive të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës si sugjerime për procesin e integrimit europian.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)