Rreth 500 fëmijë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj u bënë bashkë në edicionin e tretë të festivalit “Shtojzovallet Fest”, një aktivitet që po merr gjithnjë e më shumë përmasa në skenën artistike.
Në këtë aktivitet artistik morën pjesë 17 grupe kërcimi, të cilat për 2 ditë me radhë sollën koreografi të larmishme, duke krijuar një atmosferë plot ritëm dhe emocione për publikun e pranishëm.
Organizatorja dhe koreografja, Rudina Demaliaj, u shpreh se ky festival i cili është kthyer në traditë të përvitshëm u ka dhënë mundësinë çdo fëmije të shprehë talentin e tij.
Ndërkohë, Naski Ahmeti, mësimdhënëse dhe koreografe nga Shkolla e Muzikës në Gjilan, e cilësoi pjesëmarrjen si një emocion të jashtëzakonshëm.
Festivali u përshendet dhe nga nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Eueda Molla dhe Drejtoria e Zyrës Vendore të Arsimit Antoneta Suta.
“Shtojzovallet Fest” po konsolidohet si një aktivitet i rëndësishëm për promovimin e talenteve të reja, duke e kthyer Lezhën në një pikë takimi për artistët e vegjël.
Komente










