Mbahet seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese për Bordin e Karburanteve, Logu: Do ketë të njëjtin fat si ai i Ushqimeve, i paligjshëm! Oligarkët i ka zënë frika

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese seanca e dytë për Bordin e Karburanteve, pas kërkesës së depozituar nga Partia Demokratike për shfuqizimin e tij. Pas mbarimit të seancës, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu tha se Bordi është i paligjshëm dhe u shpreh besimplotë se Gjykata Kushtetuese do të vendosë për shfuqizimin e tij, njëjtë si për Bordin e Ushqimeve.

Për mediat, Logu tha se ky akt normativ është në shkelje të kushtetutës, pasi operatorëve më të mëdhenj ekonomik ju jepen privilegje, ndërsa operatorët e tjerë nuk e përfitojnë. Po ashtu Logu shtoi se ngritja e këtyre bordeve është unik në botë me përbërje publiko-private.

“Ndryshe nga sa është thënë për të mbajtur nënkontroll çmimet si rezultat i luftës, si kanë shërbyer këtij interesi por vetëm interesave të fitimit. Në rastin e Bordit të ushqimeve GJK ka vendosur shfuqizimin, presim që i njëjti standard të respektohet edhe në këtë rast. Është provuar se vendet e rajonit apo të BE nuk kanë zgjedhur të krijojnë bord me përbërje private dhe publike, por kanë zgjedhur reduktim të taksave, apo masa subvencionuese. Është fakt i njohur publik se u ngritën dy bordet qytetarët janë përballur me çmime shumë të larta. GJK kushtetuese ka 30 ditë kohë për të dhënë vendimin”, tha Logu.

Sa i takon vendimeve të marrë disa herë nga Bordi për të ndryshuar çmimet e hidrokarbureve, Logu tha se kjo tregon se oligarkët i ka zënë frika.

“Shpeshtësia e vendimeve që keni parë këto ditë, është frika që i ka kapur se ajo praktikë nuk ka si të pranohet nga ana e GJK. Vendimmarrje të diktuara nga një person pozitiv që kanë krijuar jo vetëm qytetarët, por edhe institucioneve të pavarura si Gjykata”, vijoi Logu.

29 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, iu janë drejtuan Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese rrëzoi pak javë më parë Bordin e Transparencës për çmimet e shportës! Sipas, Gjykatës Kushtetuese, shfuqizimi u bë për shkak se akti normativ nuk plotësonte kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës, më konkretisht urgjenca dhe nevoja për të bërë aktin normativ me fuqinë e ligjit. Sipas Gjykatës Kushtetuese nuk ishte e arsyeshme që qeveria të bëjë një akt të tillë normativ, për shkak se nuk ka pasur asnjë urgjencë e as nevojë të jashtëzakonshme për t’u bërë me kaq shpejtësi.

Pritet të shikohet nëse Gjykata Kushtetuese do ta konsiderojë që akti normativ, për ngritjen e Bordit të Transparencës për Çmimin e Karburanteve i ka plotësuar kriteret e kushtetuese të urgjencës dhe të nevojës, që në rastin e Bordit të Ushqimeve, konsideroi se nuk ishin plotësuar.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën