Po zhvillohet në Bruksel samiti për zgjerimin e BE-së, me udhëheqësit e vendeve kandidate për anëtarësim, ku të pranishëm janë kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ai maqedonas Hristijan Mickoski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, presidenti ukrainas që merr pjesë online Volodymyr Zelensky si dhe ajo moldave Maia Sandu. Në axhendë ishte parashikuar, por kryeministri Edi Rama anulon dhe nuk do të jetë sot pjesë e samitit. Arsyet nuk dihen.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa vlerësoi se vendi i parë nga vendet kandidate që mund të bëhet pjesë e Unionit mund të jetë Mali i Zi. “Unë besoj se Mali i Zi mund të jetë '28 në 28’”, tha Costa, duke nënkuptuar se vendi mund të jetë shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028. Ai vlerësoi gjithashtu "progresin mbresëlënës" e bërë nga Ukraina dhe Moldavia në rrugën drejt BE-së.
"Ukraina - një vend në luftë - dhe Moldavia, duke u përballur me sulme të përsëritura ndaj demokracisë dhe sovranitetit të saj, gjatë këtij viti kanë përfunduar shqyrtimin e acquis nga Komisioni me një shpejtësi rekord", tha ai.
Zelensky, i cili mori pjesë në samit online, theksoi se hapja e grupit të negociatave të vendit të tij do të ishte një faktor mbështetës.
"Sa më shpejt t'i hapim të gjitha grupet dhe të kemi platformën e plotë të negociatave, aq më mirë është për ne. Do të ishte një faktor mbështetës për Ukrainën. Shpresoj që Ukraina të jetë në Bashkimin Evropian para asaj date (2030). Mendoj se do të ishte e padrejtë, sepse tani jemi në luftë. Mendoj se pas përfundimit të luftës, Ukraina mund të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së ", tha Zelenskyy.
Theksoi gjithashtu që Ukraina do të pranojë vetëm të jetë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian.
"Nëse flasim për anëtarësim në BE, ai duhet të jetë i plotë. Më duket se është shumë e rëndësishme që të kemi në të njëjtën tryezë vende të barabarta. Është e rëndësishme që ata të ndajnë vlera të ngjashme. Sipas mendimit tim, nuk mund të jesh gjysmë-anëtar ose gjysmë-anëtar i Bashkimit Evropian".
Aktualisht, asnjë grup negociatash nuk është hapur me Ukrainën për shkak të vetos nga kryeministri hungarez Viktor Orban. Përveton hungareze, theksoi presidenti ukrainas, ka folur edhe me Donald Trump.
"Trump e kupton që pranimi është vullneti i popullit ukrainas", tha ai.
Presidentit të SHBA i bëri sërish thirrje për raketat Tomahaëk, të cilat ka refuzuar t’i japë deri më tani.
"SHBA-të duhet të jenë të hapura ndaj mundësive të armëve me distanca të gjata. Edhe si faktor pengues, ne duhet t'i kemi ato. Do të jetë një presion vendimtar mbi Rusinë.", theksoi Zelensky.
Ky takim synon që të përforcojë zërat e vendeve kandidate në një moment kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka rinisur procesin, duke e riemërtuar zgjerimin si "ribashkim i Evropës". Sa i përket vendi tonë, udhëheqësit evropianë kanë vlerësuar përparimin e jashtëzakonshëm kohët e fundit dhe tani është një nga kandidatët kryesorë që synon anëtarësimin deri në vitin 2030.
Lajm ne perditesim...
Komente











