Mban gjithmonë veshje me xhepa, por a e dini çfarë fsheh brenda tyre Victoria Bekham?!

Mban gjithmonë veshje me xhepa, por a e dini çfarë fsheh brenda tyre Victoria Bekham?!

Victoria Bekham

Prej shumë vitesh stilistja udhëheq industrinë e modës së veshjeve intime, por përsa i përket stilit të saj është shumë e vështirë ta përcaktosh. Victoria Bekham ka ditur që gjatë të 44 viteve të saj të guxojë dhe t’i provojë të gjitha.  Por nëse e keni vënë re, gjëja që e karakterizon Ish-Posh Spice-n janë fustanet e pantallonat e saj me xhepa.

Por pse vallë stilistja është kaq e lidhur pas këtij detaji? Në një intervistë për ‘’ELLE”, ajo ka treguar se ka një arsye shumë të rëndësishme përse të gjitha veshjet e saj kanë xhepa. Bekham rrëfeu se në to mban gjithmonë kristale të cilat i japin energji pozitive dhe frymëzim.


“Kristali im i parë ishte prej xham vullkanik të zi dhe ende e mbaj me vete. Tani dua t’i ndaj njohuritë e mia me klientët e mi, veshjet i dedikohen grave të fuqishme dhe të suksesshme.”

Victoria Bekham

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin