Uniformat blu të burgut të Fierit kanë gjetur dhe sekuestruar sot brenda ambienteve të këtij institucioni, në një nga dhomat e një të paraburgosuri, disa doza me lëndë narkotike.

Sipas policisë, nga kontrolli i ushtruar në dhomën e Andon Golemi, 39-vjeç, banues në fshatin Fushë Bardhë, Gjirokastër (ku është duke vuajtur dënimin për veprën penale "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit"), i'u gjetën dhe sekuestruan tre sasi materiali bimor të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva ku një sasi ishte e ndarë në 19 doza të gatshme  për shitje.

Gjithashtu gjatë kontrollit i'u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një thikë.   

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)