Mbante hapur biznesin, pronari: Më ishte prishur...por e 'tradhton' filxhani i kafes! Qytetarët marrin 1 orë leje, por se respektojnë! (VIDEO)

TIRANË- Në 4 javë karantinë qytetarët vijojnë të mos jenë ndërgjegjësuar përballë rregullave të ndalim qarkullimit ku në 24 orët e fundit policia ka ndëshkuar 270 këmbësorë me 10 mijë lekë secili pasi lëviznin përtej orareve të lejuara. Ajo që është vënë re është se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve që marrin autorizim për një orar të caktuar, nuk e respektojnë atë. të shumta kanë qenë rastet e vedidentuara nga policia, e për pasojë qytetarët që nuk e kanë respektuar janë gjobitur.

Ndërsa nuk munguan as arrestimet, 2 prej këmbësorëve të gjobitur teksa ishin në shkelje të urdhrit për të mos qarkulluar përtej orarit të lejuar kundërshtuan punonjësin e policisë për masën administrative të vendosura si dhe u proceduan 3 të tjerë.

Po në 24 orët e fundit policia ndëshkoi dhe  41 shoferë me pezullim leje drejtimi dhe bllokim automjeti pasi lëviznin me automjetin e tyre përtej orareve kufizuese teksa  u arrestua njëri prej tyre pasi krahas thyerjes së urdhrit për qarkullimin u konstatua në gjendje të dehur.

Gjobitjes nuk i shpëtuan as 2 persona në Pogradec ku gjatë kontrolleve u konstatua se kishin thyer urdhrin për vetkarantinim pas kthimit nga një qytet i Maqedonisë së Veriut çka solli ndëshkimin e tyre me nga 700 mijë  lekë secili.

Nga ana tjetër u gjobitën 5 biznese që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative prej 100 mijë lekësh. Gjatë kontrolleve, ato janë përpjekur ta justifikojnë se po qëndrojnë hapur jo për shërbim, por janë tradhtuar nga filxhani i kafesë që ka pasur në tavolintë apo klientët.

Ndërkohë në Sukth, gjatë kontrolleve është konstatuari hapur për herë të dytë përtej orarit një lokal “Bar kafe” çka solli bllokimin e  aktivitetit për 6 muaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen