Arsen Hamolli, 26 vjeç, u arrestua nga policia në Tiranë pasi lëvizte me automjetin e tij pa patentë. I riu, të cilit i ishte hequr leja e drejtimit përfundimisht para disa kohësh për shkak të shkeljeve të shumta në qarkullimin rrugor, duhej të ishte rifutur në kurs për t'u pajisur sërish me të. Por kjo nuk ka mjaftuar ta bind Hamollin, i cili zgjodhi t'i japë makinës në kundërshtim me ligjin. Policia kishte informacione në rrugë operative se ai lëvizte pa patentë dhe gjatë ndërhyrjes për arrestimin e tij iu gjetën në makinë një maskë e zezë dhe një shkop metalik si ata të policisë, çfarë ngre dyshimet se ishte përgatitur të kryente vepra të tjera penale. Pas arrestimit, 26-vjeçari rezultoi edhe në gjendje të dehur.
Një tjetër i ri u arrestua në Tiranë, kësaj here i dyshuar duke drejtuar mjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe me drogë me vete. Enea Deda, 28 vjeç, u kap gjatë një kontrolli rutinë në Shkozë. Brenda makinës iu gjet kanabis sativa, ndërsa pas testimit me Aquila Scan ka rezultuar se i duhet bërë testi i drogës në laborator. Dedës, policia, përveç arrestimit, i pezulloi patentën për 2 vjet, u gjobit me 200 mijë lekë dhe iu hoqën nga patenta 10 pikë.
Që prej hyrjes në fuqi të pikëzimit të patentave në Kodin Rrugor në vendin tonë 317 persona në të gjithë vendin e kanë humbur shansin për ta pasur. Ata për t'u pajisur sërish me patentë duhet të kryejnë nga e para kursin me të gjitha detyrimet financiare dhe të paraqiten në provim për të tentuar jo 5 herë sa e kanë të gjithë drejtuesit e rinj, por vetëm 1 herë dhe jo 5 gabime, por vetëm 3. Nga 317 persona, vetëm 31 prej tyre kanë mundur ta rimarrin patentën. Kjo është kategoria e shoferëve që konsiderohen më të rrezikshmit të rrugë dhe për këtë arsye ligji ka parashikuar vështirësi në rimarrjen e tyre.
A.M./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A merr fund kriza në PD me zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik?
-
Po
16.4%
-
Jo
78.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 432
Lajme të tjera
-
Atentati në Don Bosko, 'arrest me burg’ për 'ushtarin' e Ervis Martinajt që siguroi materialet për autorët që sulmuan lokalin e Fatjon Muratit (EMRI)
7 Qershor, 16:07
-
Gjyqi i Fatmir Mediut merr kthesë të papritur, gjykata pranon palë 290 të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit! Përfaqësuesit e SHBA ndoqën procesin
7 Qershor, 13:42
-
Lëvizte i armatosur në rrugën ‘5 Maji’, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë! Hodhi pistoletën dhe prangat nga dritarja e makinës (EMRI)
7 Qershor, 13:14
-
Gati të ndjeni ritmin latin? Ricky Martin vjen për herë të parë në Tiranë! Rama: Livin’ la vida loca
7 Qershor, 12:17
-
KAS rrëzon kërkesën e ‘Bashkë Fitojmë’ për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në bashkinë e Kamzës
7 Qershor, 12:09
-
Nata e parë në qeli e Vangjush Dakos, 6 urdhra arreste të ekzekutuara! SPAK: Legalizuan pallatin 11 katësh para daljes së lejes së ndërtimit, tenderi i shëtitores u llogarit 10 herë më shumë
7 Qershor, 09:21
-
Rikonstruktimi i godinave te Qytet Studenti, Rama: Gati për 600 studentë
7 Qershor, 08:36
-
FOTOLAJM/ Mjeti luksoz që qarkullon në rrugët e Tiranës, i veshur me firmën e famshme
6 Qershor, 20:15
-
I maskuar hyri gjatë natës në biznesin ku punonte dhe vodhi 680 mijë lekë në kasafortë, arrestohet 37 vjeçari në Tiranë (EMRI)
6 Qershor, 15:56
-
Vidhte monopatina, biçikleta dhe shuma parash në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 31 vjeçari (VIDEO)
6 Qershor, 15:42
-
Fenomeni i aksidenteve tragjike, Softa në Report Tv: Duhet të shtohen masat! U sugjeroj bashkive të vendosin radarë, tabelat s’mjaftojnë
6 Qershor, 14:39
-
Turi i falenderimit, Veliaj në Baldushk dhe Petrelë: Mirënjohje për këdo që mbështeti Partinë Socialiste për ta çuar Tiranën përpara
6 Qershor, 14:17