Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi mbante pa leje në banesën e tij në fshatin Lalm, Vaqarr, një armë zjarri të llojit pushkë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shkruan Report TV.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Village”, në vijim të goditjeve kundër armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet 1 shtetas që mbante pa leje, në banesë, 1 armë zjarri pushkë.

Sekuestrohet arma.

Në vijim të kontrolleve dhe punës informative, me synim evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje që rrezikojnë të drejtat e qytetarëve dhe cenojnë rendin publik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin “Village”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Lalm, Vaqarr, u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që posedohej pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.