Transferimi i Kylian Mbappe nga PSG tek Reali i Madridit ka dominuar vëmendjen e merkatos së verës dhe përveç emocioneve apo zhgënjimit të krijuar nga lajmet, nuk ka munguar shqetësimi.
Ky është rasti i Max Eberl, drejtorit sportiv të Bajern Munchen, i cili paralajmëroi botën e futbollit për këtë lloj transferimi.
‘Gjithmonë mund të bëheni më të pangopur për para, por të gjithë ata që janë të pangopur për para gradualisht bëhen gozhdë në arkivolin e futbollit', deklaroi Eberl për Sueddeutsche Zeitung.
Eberl vijoj më tej duke deklaruar se kjo situatë nuk i jep shpresë pasi sipas tij paratë po largohen nga tregu dhe asnjë klub nuk përfiton prej tyre.
Sipas tij përfitues mund të jenë lojtarët, familjet e tyre dhe agjentët por jo klubet. Menaxheri 50-vjeçar po punon me Bayern për të ndërtuar jnë ekip të ri pas emërimit në stolin e bavarezëve të belgut Vincent Kompany.