Mbarimi i afatit të vettingut, Xhafaj: Kushtetuta ka parashikuar zgjidhjen në rast mos dakordësie me opozitën

Xhafaj, një nga hartuesit kryesor të Reformës në Drejtësi tha në Report Tv, se kjo reformë është në rrugën e duhur, por problem mbeten plotësimi i vakancave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të shkakura nga vettingu. Teksa u ndal tek debati për zgjatjen e mandatit të KPK-së, Xhafaj tha se mazhoranca mbështet këtë alternativë, por kushtetuta ka parashikuar edhe zgjidhjen. Sipas Xhafajt, ku KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP dhe KLGJ-së, pos sipas tij mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision.

'Reforma në Drejtësi është e gjithë pranuar që është më reforma më e thellë e ndërmarrë në këto 30 vite,e kjo pasi ajo rithemeloi një nga pushtete fuqishme në organizmin qeverisës të demokracisë. Ishte një shembje e asaj gjendje të vjetër, e asaj që kishte mbërthyer sistemin e mëparshëm të drejtësisë. Ishte dhe një përpjekje e madhe për të ndërtuar një sistem vlerash. Reforma është në rrugën e duhur dhe po jep frytet e saj të para. Nuk them se ka ecur çdo gjë në mënyrë perfekte, kjo për një sërë faktorësh objektivë e subjektivë që kanë bërë që ritmi i procesit të ngadalësohet. Reforma po ecën në drejtimin e duhur.  Askush se kishte menduar se e keqja ishte kaq e madhe, sa ç'rezultoi nga skanimi i sistemit. këtë situatë e ndihmoi edhe sjellja e politikës, përpjekja për ta penguar e sot është ky realitet. Nëse vetë aktorët e sistemit të drejtësisë bëhen më aktivë në këtë proces, jam i bindur se kjo situatë do të zbutet dhe ka disa hapa siç është miratimi i hartës së re gjyqësore. Duhet plotësimi i vakancave dhe rritja e studentëve të shkollës së magjistraturës por pa cënuar cilësinë e tyre.

Thelbi lidhet me faktin se vitin që vjen mbaron mandati i KPK-së, por kushtetuta e ka parashikuar zgjidhjen kur mbaron i kalon KLP dhe KLGJ, zgjidhja është aty. Ka një opinion tek mazhoranca që zgjidhja më e mirë do ishte zgjatja e mandatit, në mënyrë që kur proces i filluar nga ky komision pra vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të mbyllet nga ky komision. Edhe zgjidhja tjetër është kushtetuese dhe ka avantazhe. Nuk ndërpritet vettingu vazhdon. Duhet të shihet se cili do jetë roli i ONM-së, pasi është jetik për qëndrueshmërinë dhe integritetin e këtij procesin. Duket lehtë, por tek zgjatja fillon problemi duhet një analizë e mirë për këtë. Do të ishte një bazë e mirë që të diskutohet edhe me opozitën. Duhet të analizohet pse do të bëhet ky ndryshim.'- tha Xhafaj.


Lajmi kryesor:

Xhafaj: Përplasja Berisha-Basha po dobëson rolin e opozitës në parlament! Në rast mosdakordësie për shtyrjen e vettingut, Kushtetuta ka parashikuar zgjidhjen


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit