Xhafaj: Përplasja Berisha-Basha po dobëson rolin e opozitës në parlament! Në rast mosdakordësie për shtyrjen e vettingut, Kushtetuta ka parashikuar zgjidhjen

Përplasja Berisha-Basha është një humbje për opozitën dhe rolin e saj në parlament. Kështu tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj, në studion e Report Tv, ku theksoi se kjo 'luftë foltoresh' mes tyre do të dobësoj akoma më shumë opozitën. Kjo opozitë e përçarë, tha Xhafaj, nuk jep as shpresë për të pasur bashkëpunim. Sa i takon mbarimit të afatit të vettingut, Xhafaj tha se Kushtetuta ka parashikuar zgjidhjen, pasi punën e KPK-së e vazhdon KLP dhe KLGJ.

'Opozita në një situatë konfliktualiteti, pasi kemi dy grupe të forta. Të dyja do të jenë humbëse dhe ajo që humbet më shumë është roli opozitës në parlament dhe një opozitë e qendrusheme është më e shëndetshme. Brenda opozitës do ketë përpjekje për tu larguar nga këto dy ekstreme dhe do gjendet një zgjidhje që do të ishte me interes për to dhe për qeverisjen. Një qeverisje është e mirë kur ka një opozitë të mirë.  Mazhoranca duhet të ishte e hapur në marrëdhëniet me opozitën, por sot për sot nuk jep shpresë për të pasur një bashkëpunim të tillë pasi lufta është ndërmjet dy foltoreve aty. Në thelb atje është lufta për karrigen. Foltorja që zhvillohet jashtë ndikon edhe në qëndrimet që mbahen në Kuvend. '- tha Xhafaj.

Duke u ndalur tek rritja e çmimeve në vend si dhe kriza energjetike, Xhafaj tha se duhet të ketë një diskutim të gjerë për pëballimin e krizës ku të ftohen të gjithë aktorët e kësaj fushe. Për Xhafajn, paketa e propozuar nga kryeministri Edi Rama për përballimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, jep garanci pozitive por nuk është e mjaftueshme.

'Sa të aftë do jemi ne ta menxhojmë këtë krizë, por pa rënduar qytetarin?! Përgjithësisht për njerëzit kjo barrë do të ishte shumë e tepërt për ekonominë e qytetarvë, pasi vet niveli ekonomik i vendit ka jo pak probleme, por garancitë që dha kryeministrit janë pozitive! Por a është mjaftushem kjo? Jo nuk është e mjaftueshme! Për mendimin tim do të duhet të ketë një diskutim shumë më të gjerë se kaq. Së pari është pozitive të diskutojmë, si do ta përballojmë?! Çështja është se si do ta trajtojmë këtë problem, si do të mund të rrisim pvaraësinë tonë energjitike dhe pasurinë tonë në këtë fushë. Si mundet që të shfrytëzojmë për të krijuar më shumë burime energjie, duke qenë se është mekanizmi kryesor në ekonomi dhe Shqipëria është një vend i pasur me burime energjetike.Nuk ështe e majftueshme vetëm ajo që preznaton qeveria, por në vlerësimin tim duhet të hapet një diskutim me gjithë aktorët e kësaj fushe.'- tha Xhafaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
Mbarimi i afatit të vettingut, Xhafaj: Kushtetuta ka parashikuar zgjidhjen në rast mos dakordësie me opozitën

Xhafaj, një nga hartuesit kryesor të Reformës në Drejtësi tha në Report Tv, se kjo reformë është në rrugën e duhur, por problem mbeten plotësimi i vakancave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të shkakura nga vettingu. Teksa u ndal tek debati për zgjatjen e mandatit të KPK-së, Xhafaj tha se mazhoranca mbështet këtë alternativë, por kushtetuta ka parashikuar edhe zgjidhjen. Sipas Xhafajt, ku KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP dhe KLGJ-së, pos sipas tij mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision.

'Reforma në Drejtësi është e gjithë pranuar që është më reforma më e thellë e ndërmarrë në këto 30 vite,e kjo pasi ajo rithemeloi një nga pushtete fuqishme në organizmin qeverisës të demokracisë. Ishte një shembje e asaj gjendje të vjetër, e asaj që kishte mbërthyer sistemin e mëparshëm të drejtësisë. Ishte dhe një përpjekje e madhe për të ndërtuar një sistem vlerash. Reforma është në rrugën e duhur dhe po jep frytet e saj të para. Nuk them se ka ecur çdo gjë në mënyrë perfekte, kjo për një sërë faktorësh objektivë e subjektivë që kanë bërë që ritmi i procesit të ngadalësohet. Reforma po ecën në drejtimin e duhur.  Askush se kishte menduar se e keqja ishte kaq e madhe, sa ç'rezultoi nga skanimi i sistemit. këtë situatë e ndihmoi edhe sjellja e politikës, përpjekja për ta penguar e sot është ky realitet. Nëse vetë aktorët e sistemit të drejtësisë bëhen më aktivë në këtë proces, jam i bindur se kjo situatë do të zbutet dhe ka disa hapa siç është miratimi i hartës së re gjyqësore. Duhet plotësimi i vakancave dhe rritja e studentëve të shkollës së magjistraturës por pa cënuar cilësinë e tyre.

Thelbi lidhet me faktin se vitin që vjen mbaron mandati i KPK-së, por kushtetuta e ka parashikuar zgjidhjen kur mbaron i kalon KLP dhe KLGJ, zgjidhja është aty. Ka një opinion tek mazhoranca që zgjidhja më e mirë do ishte zgjatja e mandatit, në mënyrë që kur proces i filluar nga ky komision pra vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të mbyllet nga ky komision. Edhe zgjidhja tjetër është kushtetuese dhe ka avantazhe. Nuk ndërpritet vettingu vazhdon. Duhet të shihet se cili do jetë roli i ONM-së, pasi është jetik për qëndrueshmërinë dhe integritetin e këtij procesin. Duket lehtë, por tek zgjatja fillon problemi duhet një analizë e mirë për këtë. Do të ishte një bazë e mirë që të diskutohet edhe me opozitën. Duhet të analizohet pse do të bëhet ky ndryshim.'- tha Xhafaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi

Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi