ITALI - Një tjetër anije tregtare italiane me të paktën 400 emigrantë të paligjshëm në bord ka dhënë alarmin SOS teksa ndodhej vetëm 80 milje larg nga Crotone. Anija me klandestinët ishte braktisur nga ekuipazhi i saj kur kërkoi ndihmë.
Por me ndërhyrjen e Forcave Ajrore Italiane çdo gjë është vënë nën kontroll. Anija me emrin Ezadeen nën flamurin e Sierra Leones u braktisur nga ekuipazhi me mbarimin e karburantit dhe ka humbur drejtimin në det, në juglindje të Italisë.
Alarmi u ngrit nga një prej emigrantëve i cili njoftoi Rojën Bregdetare e cila u nis menjëherë për të shpëtuar emigrantët, mes tyre gra dhe fëmijë si dhe për të marrë kontrollin e mjetit lundrues.
Pas ndalimit në mes të detit, ngarkesa e mallit është tërhequr nga anija islandeze Triton, ndërsa në bord janë tashmë vetëm 6 ushtarë të Gardës Bregdetare.
Gjatë dy javëve të fundit, janë raportuar dy sinjale SOS nga dy anije që ndodheshin pranë Korfuzit në Greqi. Sinjali i parë u dha nga trageti ‘Norman Atlantic’ që u përfshi nga zjarri dhe i dyti nga anija e mallrave ‘Blue Sky M’ në të cilën kishte klandestinë.

Redaksia Online
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com