Mbaron provimi i matematikës
maturantët:Procesi ishte normal

Mbaron provimi i matematikës<br />maturantët:Procesi ishte normal
Maturantët në të gjithë Shqipërinë kanë zhvilluar sot provimin e Matematikës.

Rreth 40 mijë nxënës në gjithë vendin iu nënshtruan një provimi të kontrolluar në mënyrë që të mos shkelej asnjë rregull.

Nga ora 10:00 deri në 11:30 maturantët zhvilluan provimin që kishte 25 pyetje nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet me 50 pikë.

Në një lidhje direkte për Report Tv pas provimit, maturantë të gjimnazit "Ismail Qemali" në kryeqytet u shprehën se provimi ishte mesatar ndërsa thanë se procesi ishte shumë normal 

Megjithatë i mbetet rezultateve ta përcaktojnë nivelin e njuhurive pasi deklartat e maturantëve bëhen në kuadrin e përgatitjes së tyre duke reflektuar nivelin e studimeve gjatë viteve të gjimnazit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025