Mbërrijnë në Tiranë shpatat e
përkrenarja e Skënderbeut

Mbërrijnë në Tiranë shpatat e<br />përkrenarja e Skënderbeut
TIRANE- Kanë mbërritur në Tiranë 2 shpatat dhe përkrenarja e heroit tonë kombëtar, Skënderbeu. Armët mbërriten sot në mëngjes nga Bari në Durrës me tragetin "Jonis" më pas në kushte të forta sigurie, dhe në prani të ekspertëve të Muzeut Kombëtar e Ministrisë së Kulturës, u transportuan drejt Tiranës.

Ato do të vendosen në masa të forta sigurie në Muzeun Kombëtar në pavionin e Mesjetës ku edhe do të ekspozohen nga 22 nëntori deri në datën 13 janar.

“Përkenarja, shpata e harkuar dhe një shpatë më e vogël janë objektet kryesore që vijnë nga Vjena, bashkë me disa objekte të tjera. Një muaj e gjysëm do të qëndrojnë në Muzeun Historik Kombëtar, sipas një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj austriake” - deklaroi Luan Malltezi, drejtori i Muzeut historik i cili sot në mëngjes ndodhej vetë në portin e Durrësit për të pritur reliket e çmuara.

Për herë të parë shpatat janë larguar nga Shqipëria në vitin 1468. Prej vitit 1590, që është dhe inventari më i hershëm që ekziston ata ndodhen në Muzeun Historik të Artit në Vjenë.
"Janë marrë nga e shoqja e Skënderbeut dhe dorë më dorë kanë kaluar në arkivin e Vjenës” tregon Malltezi, duke shtuar se Muzeu ka përgatitur një fletëpalosje ku jepen më shumë detaje në lidhje me historikun e shpatave.

SHPATAT E SKENDERBEUT NE SHQIPERI PAS 4 SHEKUJSH
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, 2 shpatat dhe përkrenarja rikthehen në Shqipëri pas më shumë se 4 shekujsh. Prej vitit 1590, që është dhe inventari më i hershëm që ekziston ata ndodhen në Muzeun Historik të Artit në Vjenë. Së bashku me armët nga Vjena pritet të vijnë dhe një kodeks (fletë të një kodiku ku në gjermanisht ka të dhëna për jetën e Skënderbeut), një gravurë, një pikturë që tregon heroin në profil dhe shpatën në këmbët e tij. Për herë të parë shpatat janë larguar nga Shqipëria në vitin 1468. Prej vitit 1590, që është dhe inventari më i hershëm që ekziston ata ndodhen në Muzeun Historik të Artit në Vjenë.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi