Anija hodhi spirancën në kalatën numër katër të portit në Durrës. “Një shpëtimtare të madhe jetësh”, e cilësoi Xhaçka misionin e kryer nga kontingjenti i 6-të, pjesë e misionit në detin Egje.

Ushtarakët tanë janë shembull me i mire profesional tha Xhaçka, duke i kërkuar komandantëve të vënë në dijeni ministrinë për të gjithë nevojat që ata kanë, në mjete logjistike apo armatim, me qëllim që cdo situatë mos  i gjejë të papërgatitur.

Operacionet e kryera në detin Egje nga kontingjenti i anijes Oriku, u përshëndet edhe nga Komandanti i Forcës Detare Gjeneralmajor Ylber Dogjani. Ai tha se kontingjenti i 6 i ka realizuar të gjithë detyrat me sukses duke treguar që janë të denjë të zhvillojnë operacione krahas aleatëve të NATO-s.

Anija shqiptare ‘Oriku’, e cila qëndroi për një vit në detin Egje në disa operacione të zhvilluara ka shpëtuar nga mbytja rreth 1 mijë persona, të cilët largoheshin nga vendet tyre në konflikt.

Fjala e Olta Xhaçkas:

Dhe çfarë suksesi! Një mijë jetë të shpëtuara gjatë këtij viti, një mijë njerëz që falenderojnë flamurin e kuq me shqiponjën dykrenore.

Falenderojnë e kujtojnë të gjithë ju, ushtarakë të Forcës sonë Detare, se u zgjatët dorën e shpresës dhe dritën e jetës, aty ku terrori i luftës dhe mungesa e së ardhmes, detyroi një kolonë të madhe njerëzore drejt eksodit larg nga Siria e Iraku”, tha Ministrja në fjalën e saj,”
tha Xhaçka.

“Kudo ku shkova dhe këdo që takova, mu fol me superlativa për gjithë ushtarakët shqiptarë, motrat e vëllezërit tanë që në çdo situatë të vështirë, janë shembuj të shkëlqyer profesionalizmi.

Dua të ndaj me ju vlerësimet maksimale të komandantëve të Misionit Resolute Support në Afganistan dhe KFOR në Kosovë, që më kërkuan t’u dërgonim më shumë ushtarakë shqiptarë pranë tyre.

Të njëjtin vlerësim ma thanë dy javë më parë ministrat kanadez dhe letonez për djemtë tanë që janë pjesë e Prezencës së Përparuar të NATO-s në Letoni. Kudo ku keni

shkuar, vazhdoni të na nderoni. Nuk ka më bukur kur dora e shpëtimit është dora e një shqiptari”, përfundoi fjalën e saj Ministrja e Mbrojtjes.

Trupa shqiptare do të jetë sërish pjesë e një misioni krah aleatëve në NATO-s në vitin 2018. Kësaj herë ky mision i është besuar kontingjentit të anijes ‘Butrinti’ e cila është e pajisur edhe me një armatim të veçantë.

[gallery]24877[/gallery]

Xh.F/dy.b/shqiptarja.com