Mbërrin në Shqipëri "gripi
amerikan", 6 raste me H3N2

Mbërrin në Shqipëri amerikan", 6 raste me H3N2">
TIRANE - Autoritetet shëndetësore konfirmojnë mbërritjen në vendin tonë të të ashtuquajturit "gripi amerikan". Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero ka deklaruar në një intervistë telefonike për televizionin A1Report se janë të paktën 6 raste të konstatuara në vendin tonë me virusin H3N2, 4 nga të prekurit me nëntipin A dhe 2 të tjerë me nëntipin B.

Sipas Piperos, gjysma e parë e muajit shkurt mund të sjellë edhe fillimin e epidemisë, ndërsa shenjat janë ato klasiket të një gripi stinor, ndaj duhet treguar kujdes për diagnostikimin e tij.

Pëllumb Pipero deklaron se edhe nëse gripi merr trajtën e një epidemia janë marrë të gjitha masat për ta përballuar një situatë të tillë.

Pipero sqaron se virusi mund të dallohet përmes temperaturës së lartë, dhimbjes së kokës, dhimbjes në gjoks, por shpesh mund të shoqërohet edhe me kollë.

Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë ka rekomanduar vaksinimin e grupeve të riskut, siç janë fëmijët, të moshuarit apo të sëmurët kronikë. "Të kemi kujdes me higjienën personale si dhe me teshtimat", përfundon Pipero.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi