Mbërrin në Tiranë Cocciante: Arti
s’duhet të njohë barriera nacionale

Mbërrin në Tiranë Cocciante: Arti<br />s’duhet të njohë barriera nacionale
Tiranë – Kantautori i njohur italian Riccardo Cocciante ka mbërritur në Tiranë paraditen e sotme. Sapo ka zbritur në aeroportin e Rinasit, Cocciante ka dhënë deklaratat e para lidhur me punën e tij me Elhaida Danin, fituesen e këtij edicioni të “The Voice of Italy”, dhe për artin.
 
"Është hera e parë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Dhe mbi të gjitha që kam bashkëpunuar për të bërë diçka për artin ndërmjet dy vendeve tona. Që në fillim kam menduar që arti s’duhet të njohë kufij, por kjo u konfirmua edhe njëherë tjetër pikërisht në këtë spektakël, pasi italianët janë treguar të hapur duke vlerësuar me çmim një këngëtare të talentuar, por që nuk është italiane. Prandaj ky për mua është një çmim i dyfishtë, dhe kjo demonstron edhe njëherë që arti s’duhet të vuajë nga nacionalizmat. Elhaida këndonte shumë mire dhe prandaj u ktheva menjëherë, por sipas meje të jesh këngëtar duhet të kesh një teknikë të mirë, pra të përdorësh mirë zërin. Por ka nevoje edhe për disa karakteristika të tjera, le të themi duke përdorur mendjen, pasi në art nuk thuhet asgjë nëse ajo që mendojmë nuk përdoret me instrumentet që kemi në dispozicion. Nuk dija që isha kaq i famshëm këtu. Dija diçka, por jo shumë. Për këngën “Margherita” s’e dija që ishte kaq i fortë si mit, më bëhet shumë qejfi kuptohet, pasi e kam kompozuar e kam kënduar, dhe është bukur të mësosh që një popull është kaq pranë këtij lloj arti”, tha Cocciante.

cocciante
(Kantautori i njohur italian Riccardo Cocciante në Tiranë)

COCCIANTE VJEN SOT NE TIRANE, BERISHA E PERDOR PER FUSHATE

Kantautori i  njohur italian Riccardo Cocciante do të jetë sot në Tiranë për një vizitë zyrtare së bashku me këngëtaren Elhaida Dani, pas triumfit të saj në “The Voice of Italy”.  Lajmin e konfirmoi dje pasdite Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sportreve, duke detajuar se kjo vizitë bëhet me ftesë të ministrit Vizar Zhiti dhe nën kujdesin e lartë të Kryeministrit Sali Berisha, duke e vlerësuar Coccianten si emblemë e muzikës së sotme italiane dhe mentori që i dha një mbështetje të fuqishme këngëtares Elhaida Dani, fituese e “Voice of Italy”.

Kjo vizitë, sipas njoftimit të shpërndarë dje për mediat  organizohet në vlerësim dhe falenderim të kantautorit, i cili e udhëhoqi dhe e ndoqi me përkushtim dhe ndjeshmëri të pazakontë, performancën e saj në rritje. Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani do të mbërrijnë sot në Tiranë, në aeroportin "Nënë Tereza" (Cocciante në orën 11:45 dhe Elhaida në orën 16:00), ku do të priten nga autoritetet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Mësohet se kantautori italian do të pritet në ambjente të MTKRS nga ministri Zhiti, e mandej pasditë në orën 18:05, Cocciante së bashku me këngëtaren Elhaida Dani do të dalin në një konferencë për mediat.

Në axhendën e kësaj vizite zyrtare do të të ketë takime edhe gjatë ditës pasuese, të shtunën më 8 qershor. Sipas njoftimit, zyrtar Cocciante do të ketë një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Z.Bujar Nishani, dhe do të dekorohet në një ceremoni nderimi në orën 10:00 e fill më pas në orën 11:00 do të ketë një tjetër takim me kryeministrin Sali Berisha.

Kjo vizitë në Shqipëri e Cocciantes, por edhe e Elhaidës pas triumfit të saj në “The voicë of Italy”, ngjan në të vërtetë si një ndjesë ndaj këngëtares, pasi në një prej edicioneve të fundit të festivalit në RTSH nga juria ‘profesionale’ e këtij festivali nuk i dha Elhaidës as edhe një pikë të vetme. Këtë fakt e ka risjellë në kujtesë edhe kompozitori Shpëtim Saraçi i cili është një prej atyre që ka spikatur dhe zbuluar talentin e rrallë të Elhaida Danit e një nga të paktët që e ka mbështetur talentin e saj. Ai është shprehur për gazetën “Shqiptarja.com” se fitorja e Elhaidës është një goditje e rëndë për shoqërinë dhe institucionet kulturore shqiptare. “Sipas mendimit tim, Elhaida duhet të na shërbejë të bëhemi të vetëdijshëm për vlerat kulturore. Fitorja e Elhaidës është një goditje e rëndë për shoqërinë dhe institucionet kulturore shqiptare. Ne kemi shumë të talentuar, por për ditë dhe për natë promovohen antivlerat dhe harrohen talente të rralla si Elhaida”, tha kompozitori Shpëtim Saraçi.

AXHENDA

Data 7 qershor 2013

Ora 11:45 Mbërritja e këngëtarit Riçardo Cocciante në aeroportin “Nënë Tereza”

Ora 16:00 Mbërritja e këngëtares Elhaida Dani në aeroportin “Nënë Tereza”

Ora 18.00 Takim me Ministrin e TKRS-së Z.Visar Zhiti në mjediset e MTKRS

Ora 18.15 Konferencë për shtyp në mjediset e MTKRS- Salla “ Tefta Tashko


Data 8 qershor 2013

Ora 10:00 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Z.Bujar Nishani, dhe Ceremonia e dekorimit dhe nderimit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Ora 11:00 Takim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Z.Sali Berisha

Përditësuar, ora 13.08.

Redaksia Online
(e.s/v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë