Mbërritën sot në Tiranë eshtrat
e Imzot Vinçens Prenushit

Mbërritën sot në Tiranë eshtrat<br />e Imzot Vinçens Prenushit
Kanë mbërritur këtë të hënë në Katedralen e Shën Palit eshtrat e martirit të Kishës Katolike Monsinjor Vinçenc Prenushit.
 
Monsinjor Vinçens Prenushi është një nga 38 martirët e lumnuar nga Vatikani tre muaj më parë. U arrestua më 19 maj të vitit 1947 nga regjimi komunist dhe u dënua me 20 vjet burg. Vdiq nga torturat në burgun e Durrësit më 19 mars të vitit 1949 dhe deri më sot ende nuk e ka një varr.
 
Janë me qindra të dënuarit dhe të pushkatuarit nga diktatura që nuk u janë gjetur eshtrat. Familja dhe kisha kanë mundur gjetjen e eshtrave të ish-ipeshkvit të Durrësit në vitet ’40.
 
Eshtrat janë sjellë në një kuti për të qëndruar për një javë në katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku u organizua edhe një ceremoni nderimi me praninë e ipshkevit të Durrësit Imzot George Frendo, i cili pohoi pas një jave do të bëhet ceremonia e varrimit në Durrës.
 
Imzot Vinçenc Prennushi klerik i lartë dhe poet ka dhënë një kontribut të madh për letërsinë dhe gjuhën shqipe. Ish-Arqipeshkvi i Durrësit, lindi në Shkodër, më 4 shtator 1885.
 
Shkollën fillore dhe liceun e kreu në kolegjin e françeskanëve në Troshan, kurse teologjinë në Tirol (Austri). Meshën e Parë e kremtoi më 19 mars 1908.
 
Qe drejtor i shtypshkronjës françeskane, i kolegjit françeskan, Guardian i Kuvendit të Shkodrës. Dy herë qe provincial. Më 19 mars 1936 u shugurua Ipeshkëv i Sapës e pastaj u emërua Arqipeshv i Durrësit.

"Ai u largua nga kjo botë në një natë të errët e të acartë, duke kërkuar “më shumë dritë e duke mbrojtur deri në frymën e fundit, vlerat, idealet e bindjet e veta", shkruan mes tjerash Arshi Pipa, që ia mbylli sytë e vdekur.

"E ngarkuan të mbajë trungje prej rrugës poshtë e te kodrina ku gjendej burgu. Si Krishti n'Udhën e Kalvarit u përpoq tri herë me radhë, por u rrëzua të trija herët pa shprehë ankim", shkruan Arshi Pipa.
 
Në librin "Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë", At Vinçenci, jep mendime të sakta për një shtet të ëndërruar demokratik të tipit Perëndimor, mendime që mbetën të gjalla edhe për kohën e sotme. 
  
eshtrat e vincens prenushit
  (Momenti kur mbërrijnë në Katedrale eshtrat e At Vinçencit)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’