Mbërritja e afganëve në Shqipëri, pamjet nga ambientet ku do strehohen! Veliaj: Kemi liruar 7 godina në Qytetin Studenti! S'po sakrifikojmë studentët, ka kapacitete të lira

Janë 7 godina në Qytet Studenti ku do të akomodohen grupi i parë i afganëve që prite të vijnë në Shqipëri ditën e nesërme. Lajmi u bë me dije nga Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi ambientet, ku theksoi se nuk po sakrifikohen studentët, duke shtuar se ka mjaftueshëm kapacitet, pasi janë shumë pakë studentë që qëndrojnë momentalisht në këto godina në Qytetin Studenti.

Studentët janë transferuar në një godinë, ndërsa Veliaj bëri me dije po ashtu se në tetor, të gjitha godinat në Qytet studenti do të jenë në dispozicion të studentëve. Sipas tij, afganët do të transportohen më pas në hotelet në bregdet, që në atë periudhë janë liruar edhe nga fluksi i turistëve.

"Do të strehohen në 7 godina me kapacitet 1200 shtretër Nuk sakrifikojmë studentët për të strehuar afganët. Nuk bën logjikë që një godinë të rri e hapur për një student që ka provim në vjeshtë, Nuk po sakrifikon njeri jetë n studentore për afganët. Mos e thënët Zoti të kërkojmë sakrifica të tilla dhe të ketë dikush alibi që doli keq në provim se erdhën afganët. Ata që janë akomoduar në një godinë kanë bërë edh enjë sens ekonomik sepse nuk mbahet një godinë hapur. në tetor kur të hapen viti akademik, godinat do të jenë të gjitha në dispozicion. Nëse do të lindë nevoja që në QS këto godina nuk i kemi marrë në dorëzim, godinat e tjera me 1200 shterët do të duhet të shfrytëzohen për afganët, ne na bëhet nder sepse do të thotë që kemi mësuar diçka nga historia. Mesazhi që Tirana duhet të japë për ata qytetarë nga Afganistani që vetëm për pak javë do të jenë në ambiente tona, më pas do akomodohen në bregdet pasi të lirohen nga fluksi i verës, apo hoteleri të tjera, teksa vijojnë procedurat për të shkuar drejt SHBA", tha Veliaj.

Veliaj përmendi dhe faktin që edhe ne shqiptarët kemi qenë një komb emigrantët, duke kërkuar sensibilizim.

 “Ne jemi një popull me zemër të madhe. Kemi qendra sociale, kur bie borë e kur bën ftohtë nuk lëmë asnjë rrugëve. E për sa kohë që çdo njeriu të uritur i japim ushqim, e çdo njeriu të pambrojtur i japim strehë, e çdo njeriu që ka nevojë për higjienë i japim një dush, kjo duhet të vlejë për këdo. E kemi bërë këtë me shumë valë të emigrantëve sirianë, që tranzitiojnë nëpër Tiranë për të vazhduar diku tjetër, dhe nuk ka asnjë çudi që do ta bëjmë këtë për këdo që ka nevojë të tranzitojë përkohësisht në vendin tonë, teksa kërkon një të ardhme më të sigurt për familjen e tij. Për sa kohë ishin ne afganët në vitet 90’, do duhet të tregojmë njerëzillëk. Nuk duhet ta harrojmë historinë nga kemi ardhur, kur ne ishim në situata të tilla me anije”, shtoi kryebashkiaku.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, godinat ku ata do të strehohen janë rikonstruktuar dhe sipas Veliaj janë veshur me sistem kapot, me termoizolim, kanë rrjetin e ujit dhe të energjisë elektrike, e po ashtu edhe mensat dhe ambientet e përbashkëta.

Shqipëria 2 ditë më parë  mori vendimin se do të strehojë disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se vendi ynë do të shërbejë si tranzit për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion final kanë Shtetet e Bashkuara. Ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, Rama tha se kanë mikpritur kërkesa për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit. 

Pas Shqipërisë, edhe Kosova ka dhënë dritën jeshile për të pritur afganët, e ndërsa një vendim i tillë është pritur pozitivisht nga ndërkombëtarët, të cilët kanë vlerësuar vendin tonë si një vend i denjë aleat i NATO-s dhe SHBA-së. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/08/2021 02:11

    Po qendrimin ne hotele ne vjeshte te afganeve,amerikanet do t'a paguajne ??

    Përgjigju
  • Napi: 17/08/2021 18:42

    S'po i sakrifikoni, se po i beni komshi me ata qe mund te jene ne shenjester te terroristeve. Ca llogjike!

    Përgjigju
  • Dalip: 17/08/2021 15:29

    Pra kjo e afganeve eshte show me star kryesor zotin Veliaj. Do tju luteshim medias qe te nxise zotin Veliaj dhe te tjeret qe ti lene pordhet, por te sigurojne qe keto afganet te vaksinohen ndaj COVID-19.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë