Mbështetësit e Berishës: Ndërrohet brava e selisë së PD-së në Sarandë! Kryetari i degës e mohon

Mbështetësit e Berishës: Ndërrohet brava e selisë së PD-së në Sarandë! Kryetari i degës e mohon

Bravat e selisë së Partisë Demokratike në Sarandë janë ndryshuar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ndërrimi i bravës është konstatuar nga sekretarja e shkarkuar e Degës së PD Sarandë, Matilda Qurku dhe një grup tjetër demokratësh, të cilët kanë dashur të hyjnë në këtë zyrë, por janë përballur

Ende nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim, por demokratët dyshojnë se kjo përgjegjësi mund t`i jetë besuar Vesel Koçiut, i komanduar si kryetar i degës.

Ndërkohë, në një prononcim për Report Tv, kreu i degës e mohoi ndërrimin e bravës.

"Unë kam qenë nënkryetar i degës së PD dhe tani jam komanduar si kryetar. I kam pasur çelësat dhe s'kam arsye për të ndërruar bravat", tha ai për Report Tv.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur Sali Berisha ka nisur përgatitjet për organizimin e referendumit më 18 dhjetor për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës.


Lajmi kryesor:

Tensione në PD/ Vokshi me grupin e Berishës ngelet në korridor: Më kanë ndërruar bravën e zyrës! Mbështetëset e Bashës 'përzënë' Kokalarin nga selia: Legene, pro*titutë, kush të ka paguar? (VIDEO)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Rrahu vajzat dhe gruan, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

Greqi/ Rrahu vajzat dhe gruan, arrestohet 44-vjeçari shqiptar