Në selinë e Partisë Demokratike ka patur tensione këtë pasdite. Deputetja Albana Vokshi e cila është pjesë e grupit të Rithemelimit fillimisht ka deklaruar për mediat se i kanë ndërruar bravën e zyrës teksa donte të zhvillonte një mbledhje me anëtaret e LDG. Vokshi shprehet se ka pasur dokumente origjinale të LDG ndërsa shton se ky veprim është bërë pa dijeninë e saj dhe të askujt. Ndër të tjera Vokshi deklaron se ky veprim është uzurpues dhe jo europian.

"Shpërthimi i dyerve të LDG, dhe ka zëvëndësuar bravat. Në këtë zyrë ndodhet një pjesë jo e vogël e historisë së LDG. Çdo informacion dhe dokument zyrtar e origjinal, nuk po flas për sendet e mia personale. Ky veprim është bërë pa dijeninë tonë, veprim i dhunshëm, uzurpues, jo qytetar, jo dinjitoz. Janë të pavarura nga strukturat dhe lidershipi i PD."-tha Vokshi.

Pasi ka përfunduar takimi i Albana Vokshit së bashku me anëtaret LDG-së, kanë qenë dy zonja në korridoret e PD që e kanë kundërshtuar atë në selinë blu, duke i thënë asaj që mandati i ka përfunduar. Pas takimit ato janë shprehur në lidhje me referendumin e 18 dhjetorit duke theksuar se do vijnë herë pas here në selinë blu. Në përfundim të mbledhjes një mbështetëse e Lulzim Bashës ka ‘përzënë’ Kokalarin nga selia blu duke e quajtur mashtruse, pro*titutë dhe legene.

Evi Kokalari nuk e cilësoi provokim ardhjen e saj në PD. Kjo situatë e tensionuar pritet të vijojë dhe më tej për sa kohë nga grupi i Rithemelimit nuk e njohin Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike. Kokalari deklaroi se ajo që ndodhi ishte një dhunë verbale.

"Këta që i dërgon Lulzim Basha është dhunë verbale dhe psikologjike. Kanë mbyllur të gjitha dyert dhe nuk arrijnë të kontrollojnë dy gra që janë apo jo me probleme. Basha është këtu. Kjo është dhunë psikologjike. Ardhja ime këtu nuk është provokim. Kjo është ndërtesë e Partisë Demokratike."-tha Evi Kokalari.

Ndërsa një mbështetëse të Lulzim Bashës i thanë Kokalarit për çfarë arsye ka ardhur në Shqipëri dhe kush e ka paguar ndërsa e kanë quajtur mashtruese.

"Sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri? Kush të ka paguar ty? Për çfarë arsye mashtron. Mashtruese"-tha një prej zonjave.

Dy ditë më parë, kur Sali Berisha u fut në selinë e PD-së, Këlliçi denoncoi se i kanë humbur sende personale në zyrat e PD-së, duke akuzuar Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin. Ai paralajmëroi se nuk do të ishte çudi nëse kamerat e sigurisë do të ishin fshirë. Policia nuk ma marrë akoma persona në pyetje pasi denoncimi i Këlliçit nuk i referohet emrave konkret. Në vazhdim, bashkë me prokurorinë pritet të vijohet me hetimet për ngjarjen.

Video -Vokshi në korridorin e selisë së PD-së

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
Tensionet në PD, Vokshi: Këto seknarë do i çojmë para ligjit, Komisioni i Rithemelimit vijojmë mbledhjet në selinë blu

Albana Vokshi ka reaguar pas tensioneve në selinë blu me mbështetësit e Bashës. Përmes një deklarate ajo thotë se këto akte do të dërgohen para ligjit dhe gjithë shqiptarëve. Ndërkohë, theksohet se Komisioni i Rithemelimit do t'i vijojë mbledhjet në selinë e Partisë

"Komisioni i Rithemelimit  të PD dënon me forcë aktet e dhunës verbale e fizike ndaj zonjave anëtare të Komisionit për Rithemelimin e PD dhe zonjave Kryetare të degëve dhe anëtare të LDGSH.

PD është shtëpia e lirisë se çdo demokrati.

Është e turpshme të keqpërdoren gratë nga Shoqata Basha - Bardhi, si mburojë njerëzore për ruajtjen e karriges.

Nuk ka logore e mburojë njerëzore që ta shpëtojë deputetin Basha nga vullneti i 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kuvendit më spektakolar në historinë e pluralizmit politik në këto 30 vjet.

Vullneti i 4446 anëtareve të Kuvendit Kombëtar që do të konfirmohet me referendumin e 18 dhjetorit, nuk do të mund të transformohet nga orkestra e çakorduar e Shoqatës Basha - Bardhi.

Skenarët me vullnetarët e Lulzim Bashës do të denoncohen para ligjit dhe gjithë shqiptarëve dhe ideatorët dhe ekzekutuesit do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale.

Komisioni i Rithemelimit të PD do vijojë punën e tij në ambientet e selisë së PD, si shtëpia e të gjithë demokratëve", thuhet në deklaratë.

Ora 16:54
Mbështetësit e Berishës: Ndërrohet brava e selisë së PD-së në Sarandë! Kryetari i degës e mohon

Bravat e selisë së Partisë Demokratike në Sarandë janë ndryshuar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ndërrimi i bravës është konstatuar nga sekretarja e shkarkuar e Degës së PD Sarandë, Matilda Qurku dhe një grup tjetër demokratësh, të cilët kanë dashur të hyjnë në këtë zyrë, por janë përballur

Ende nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim, por demokratët dyshojnë se kjo përgjegjësi mund t`i jetë besuar Vesel Koçiut, i komanduar si kryetar i degës.

Ndërkohë, në një prononcim për Report Tv, kreu i degës e mohoi ndërrimin e bravës.

"Unë kam qenë nënkryetar i degës së PD dhe tani jam komanduar si kryetar. I kam pasur çelësat dhe s'kam arsye për të ndërruar bravat", tha ai për Report Tv.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur Sali Berisha ka nisur përgatitjet për organizimin e referendumit më 18 dhjetor për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës.

Ora 16:00
VIDEO/ Evi Kokalari përplaset me median: Jeni të frikshëm jeta ime vlen më shumë se një lajm

Evi Kokalari, ndërsa është futur në selinë e PD-së dhe kërkonte zyrën e Lulzim Bashës, është përplasur edhe me gazetarët dhe operatorët, duke i cilësuar ata të 'frikshëm'.

"Bëni kujdes se po na vrisni se jemi femra! Më të frikshëm jeni ju tani', tha Kokalari.

Ndërkohë, pasi gazetarët i kërkuan Kokalarit që t'iu kërkojë falje gazetarëve dhe operatorëve ajo nuk u shfajësua por argumentoi qëndrimin e saj duke thënë se jeta e saj është me e rëndësishme se një lajm.

"Nëse unë rrëzohem dhe vritem është një problem shumë i madh se jeta ime është më e rëndësishme se lajmi që do jepni ju", tha ajo.

Ora 15:45
Mbështetëset e Bashës e 'përzënë' Kokalarin nga selia: Mashtruese, sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri, kush të ka paguar? (VIDEO)

 

Pasi ka përfunduar takimi i Albana Vokshit së bashku me anëtaret LDG-së, kanë qenë dy zonja në korridoret e PD që kanë kundërshtuar Vokshin në selinë blu, duke i thënë asaj që mandati i saj ka përfunduar. Pas takimit ato janë shprehur në lidhje me referendumin e 18 dhjetorit duke theksuar se do vijnë herë pas here në selinë blu. Evi Kokalari nuk e cilësoi provokim ardhjen e saj në PD. Kjo situatë e tensionuar pritet të vijojë dhe më tej për sa kohë nga grupi i Rithemelimit nuk e njohin Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike. Kokalari deklaroi se ajo që ndodhi ishte një dhunë verbale.

"Këta që i dërgon Lulzim Basha është dhunë verbale dhe psikologjike. Kanë mbyllur të gjitha dyert dhe nuk arrijnë të kontrollojnë dy gra që janë apo jo me probleme. Basha është këtu. Kjo është dhunë psikologjike. Ardhja ime këtu nuk është provokim. Kjo është ndërtesë e Partisë Demokratike."-tha Evi Kokalari.

Ndërsa një mbështetëse të Lulzim Bashës i thanë Kokalarit për çfarë arsye ka ardhur në Shqipëri dhe kush e ka paguar ndërsa e kanë quajtur mashtruese.

"Sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri? Kush të ka paguar ty? Për çfarë arsye mashtron. Mashtruese"-tha një prej zonjave.