TIRANË, 18 Dhjetor /ATSH/- Ministria e Bujqësisë parashikon të rishikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e rajonit (CEFTA) në mënyrë që të mbështesë prodhimin vendas gjatë pikut të sezonit duke i vënë barriera importeve.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh sot se, problemet që kanë ndodhur deri më tani,  ku prodhimi vendas jo në pak raste kalbet apo shitet nën kosto, ndodh pikërisht se nuk janë marrë masat e duhura kundrejt importit.
Ndaj në këto kushte, tha ministri Panariti, duhet të rishikojmë mundësinë e ndërhyrjes.
Në marrëveshjen e tregtisë së lirë, CEFTA, janë të përfshirë tetë vende të rajonit të Ballkanit  Perëndimor Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i  Zi, Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia dhe  Moldavia.
Marrëveshja e parë e CEFTA-s u nënshkrua nga  Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia në Dhjetor 1992 dhe hyri në fuqi në korrik 1994. e,xh//m.m/