ZëvendësKryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas prezantimit të programit ekonomik të PD-së ditën e sotme të prezantuar nga Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twitter, Braçe ka ironoziuar duke krahasuar programin e demokratëve me atë të LSI-së në lidhje me paratë që opozitarët do të japin për bebet.

Kujtojmë se gjatë prezantimit të programit ekonomik nga Monika Kryemadhi të LSI-së, parashikohej një shpërblim për çdo bebe 1 mijë dollarë në vit për 25 vite.

Ndërkohë në programin e prezantuar këtë të enjte nga demokratët, parashikohej një shpërblim prej 3 mijë lekësh të reja për çdo bebe të porsalindur për 5 vitet e para të jetës.

Braçe shkruan se opozita duhet ta ndajë mendjen se si do të jetë. “Sherri nga lekët vjen”- shkruan zv/kryeministri.