Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë", ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës.
Marrëveshja mes Ukrainës dhe Shqipërisë është firmosur më 21 janar në Davos mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Volodymyr Zelensky. Marrëveshja 10-vjeçare parashikon bashkëpunimin për prodhimin e armëve, shkëmbimin e informacionit në fushën e inteligjencës, sigurinë detare dhe kibernetike, luftën kundër krimit dhe trafikut.
Shqipëria do të vijojë të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për modernizimin e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës, si dhe do të vazhdojë të përmbushë nevojat më urgjente dhe të ngutshme të Ukrainës për të forcuar potencialin e saj të sigurisë.
Parashikohet që Shqipëria do të vijojë të konsiderojë mbylljen porteve detare për anijet ruse derisa të kthehet integriteti territorial i Ukrainës dhe të krijohet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme Gjithashtu pasuritë ruse duhet të mbeten të ngrira deri në momentin kur Federata Ruse të kompensojë Ukrainën për dëmet që ka shkaktuar.
Ukraina dhe Shqipëria do të përpiqen të parandalojnë, zbulojnë, pengojnë dhe ndalojnë çdo agresion kibernetik, spiunazh kibernetik dhe luftë hibride. Gjithashtu dy vendet do të angazhohen të mbështesin dhe forcojnë arkitekturën globale të sigurisë bërthamore.
Projektligji tashmë do t’i kalojë për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Shqipërisë.

H.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.2%
-
Pak
12.3%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1194
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media: Kina po shqyrton dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë krah evropianëve! Witkoff: Putini u lut në kishë për Trumpin kur iu bë atentat gjatë fushatës elektorale
22 Mars, 16:06
-
Dekreti i Putinit, detyrim për pasaportë ruse për banorët e territoreve të pushtuara nga Moska
22 Mars, 15:51
-
Gjermania miraton pakon e ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 3 miliardë eurosh
21 Mars, 20:39
-
Presidenti Trump: SHBA-ja dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale
21 Mars, 10:23
-
Bruksel/ I treti brenda 6 javësh, mbahet samiti me 27 liderët e BE për luftën në Ukrainë dhe riarmatimin e bllokut: Mbështetje e palëkundur për Kievin, por pa Hungarinë
20 Mars, 18:08
-
Britania e Madhe ‘injoron’ paralajmërimin e Putin, mbahet sot takimi për planin paqeruajtës në Ukrainë
20 Mars, 07:57
-
‘Nëse do zbatonin letrën e Putin në 1997 baza e Kuçovës nuk do ndërtohej’/Meçollari tregon skenarët kur NATO mund të hyjë në luftë me Rusinë
19 Mars, 22:23
-
Zhvillimet e SHBA-Ukrainë/ Koçi për Repolitix: Ka ndryshuar raporti i SHBA me Evropën, Trump nuk e sheh Rusinë si agresorë
19 Mars, 21:44
-
Ministri Hasani vizitë në Londër, takohet me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë, në fokus forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe
19 Mars, 18:00
-
Një orë telefonatë me Zelenskyn pas përplasjes verbale në Zyrën Ovale, Trump: Bisedë shumë e mirë, jemi në rrugën e duhur! Presidenti ukrainas: Mund të arrijmë paqen këtë vit
19 Mars, 14:59
-
Medvedev pas bisedës Trump-Putin: Rusia dhe Amerika janë në dhomën e ngrënies, Kievi është pjata kryesore
19 Mars, 13:38
-
Pas telefonatës 90-minutëshe me Trump, Putin pezullon sulmet ndaj objektivave energjetike të Ukrainës për 30 ditë, por kërkon të ndalojë furnizimi me armë i Kievit
18 Mars, 15:46