Mbetën të bllokuar në kanionet e Gjipesë, nxirren tre turistët e rinj në Himarë! Pamjet e operacionit

Tre turistët të cilën mbetën të bllokuar në kanionet e Gjipesë, janë nxjerrë nga gremina nga policia e Dhërmiut dhe Himarës.Turistët për shkak të terrenit të vështirë e kanë patur të pamundur daljen e tyre nga Kanioni, madje njëri prej tyre është dëmtuar duke u përpjekur të dalë nga Kanioni.

Pas 1 orë kërkimesh intensive, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe me ndihmën e FNSH-së dhe forcave të zjarrëfikses, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga kanioni të tre turistëve të moshave 21 vjeç, 18 vjeç dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas policisë shtetasi që ka patur lendime në kembë ka marrë ndihmën mjeksore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja