VLORË - Deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për veprën penale të korrupsionit pasiv kreu i komunës Bërzhitë, Genc Drita do të qëndrojë në paraburgim. ky ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në Kryeqytet, dhënë këtë të mërkurë.
Ndryshimi i masës së sigurisë u kërkua nga vetë Drita, i cili me anë të avokatit të tij mbrojtës apeluan masën e sigurisë arrest me burg dhënë nga gjykata e shkallës së parë.
Drita u arrestua 10 ditë më parë sëbashku me financierin e komunës Bërzhitë Armando Burri, teksa akuzohen se me anë të korrupsionit favorizonin qytetarë të ndryshëm me leje shfrytëzimi.
Hetimet për këtë rast, ku kërkohej pagesa prej 5000 euro që dy funksionarët publik të firmosnin leje shfrytëzimi janë kryer nga prokuroria e krimeve të rënda ku dhe u firmos urdhër arresti në mungesë ndaj Dritës dhe Burrit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO