Ish kreu i burgjeve Artur Zoto do të qëndrojë me masën e sigurisë arrest me burg.
 
Ka qenë ky vendimi i apelit të Krimeve të Rënda i cili ka rrëzuar kërkesën e Zotos për të fituar Lirinë.

Zoto u arrestua me kërkesë të prokurorisë e cila e ka marrë atë të pandehur me akuzën e korrupsionit me tenderat e ushqimeve.
 
Vetë ai e ka mohuar akuzën, ndërsa i bashkëpandehur në procesin me të është edhe ish- zv drejtori i burgjeve Ilia Labi që ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.  


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)